LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i ditës, 2 shtator 2020

2 Shtator 2020, 06:07, Horoskopi CNA

Do jeni mjaft ambiciozë dhe të pandalshëm gjatë kësaj dite. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjithë kohën. Ju të dashuruarit do merrni vendime të rëndësishme dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Partneri do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që ju të ndiheni sa më mirë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Në punë do luftoni fort për të arritur qëllimin tuaj. Vërtet do lodheni e në disa raste do mërziteni, por dita do mbyllet në favorin tuaj. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë. Në rastin më të keq do bëni mirë të kërkoni ndihmën e të afërmve.

Gjatë kësaj dite ka rrezik që gjërat t?iu ecin keq. Do mërziteni shpesh dhe mund të ndiheni të pafuqishëm për të vepruar. Nëse keni një lidhje motivet e debateve me partnerin do jenë më të shumta. Nëse tregoheni paksa më të drejtpërdrejtë me të mbase gjërat mund të përmirësohen. Nëse nga ana tjetër jeni beqarë duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dalë e për të njohur persona të rinj. Në punë duhet të mbani pak distancë nga personat që dikur ju kanë bërë dëm. Nga ana tjetër bëhuni të duruar dhe fillimisht mundohuni të vini rregull. Sipas Dritare.net, në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Binjakët

Dielli dhe Saturni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t?iu siguruar momente edhe më të këndshme. Do dini përherë si të veproni. Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë goxha ndikim për ju që keni një lidhje. Priten momente të këndshme dhe emocione shumë të forta. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe jeta mund t’iu ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë do e bëni çdo gjë cilësore dhe do merrni përgëzime të njëpasnjëshme nga shefat tuaj. Në këtë mënyrë do ndiheni edhe më krenarë për veten. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë që situata të mbetet e qëndrueshme duhet të tregoheni në çdo moment të matur dhe të kujdesshëm.

Gaforrja

Shpesh do ndodheni në udhëkryqe gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni të sigurt për të hedhur asnjë hap të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje, e sotmja nuk do jetë gjithë kohës e mirë. Në shumë momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat do i kaloni me lehtësi. Ju beqarët do keni disa takime, por mirë do jetë të mos nxitoheni për të hedhur hapa. Në punë do ndërmerrni plot iniciativa. Edhe sikur të gaboni keni për të mësuar shumë. Në tërësi buxheti ka për të qenë goxha i mirë. Do i kryeni shpenzimet e menduara dhe do iu mbeten edhe para mënjanë.

Mundohuni të mos e fajësoni veten për asgjë gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat. Nëse jeni në një lidhje, as vete nuk do e besoni sesi gjërat do ju rrjedhin aq mirë. Do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive me atë që keni në krah. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni sharmantë dhe do marrin propozime të shumta. Prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë mund të ndodheni edhe në situata delikatë sepse shpesh nuk do e dini çfarë hapash të hidhni. Kërkonin ndihmë pa u druajtur fare. Financat nuk do jenë të këqija dhe nga ana tjetër do keni gjithë kohës mbështetjen e familjarëve.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet patjetër të bëni një bilanc për jetën tuaj dhe të merrni disa vendime. Nëse keni një lidhje ka mundësi që të kaloni momente të mërzitshme. Shpesh do ju duket sikur partneri nuk iu kupton ose sikur kërkon shumë prej jush, por në fakt është tërësisht e kundërta. Ju beqarëve do ju ndryshojë gjithë rrjedha e gjërave pas një njohjeje interesante që do keni gjatë një darke miqësore apo gjate një ceremonie ku do marrin pjesë. Në punë një koleg do ju bëjë një propozim. Para se t?i jepni përgjigjen përfundimtare peshojini mirë gjërat. Shihni cilat janë përfitimet dhe cilat mund të jenë problemet. Buxheti do jetë tej mase i mirë dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Peshorja

Do keni temperament paksa të papërmbajtshëm gjatë kësaj dite, por do mundoheni ta keni çdo gjë në favorin tuaj. Për ju të dashuruarit priten momente mjaft pozitive dhe të këndshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mes jush nuk kane për të lindur debate. Nëse jeni beqarë duhet të prisni momentin e duhur që t’ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni. Sipas Dritare.net, në punë do iu jepet një mundësi shumë interesante të cilën duhet ta pranoni pa u menduar gjatë. Keni për ta parë sa mirë do ju ecin gjërat më pas. Në planin financiar do ju mbështesin mjaft të afërmit dhe situata do fillojë të normalizohet ndjeshëm.

Akrepi

Nuk do jeni as në humor dhe nuk do i keni as idetë shumë të qarta sot. Nëse keni një lidhje do iu ndodhin incidente të shumta dhe në disa momente do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje. Sido që të vijnë punët, mirë është të mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni gjatë gjithë kohës. Ka mundësi që ta ndryshoni edhe statusin. Në punë mos humbni kohë me gjëra pa asnjë vlerë, por fokusohuni tek qëllimet kryesore. Edhe po bashkëpunuat me disa kolegë nuk do bëni keq. Buxheti do jetë goxha problematik. Nuk do jeni aspak të logjikshëm dhe do rrënoheni.

Shigjetari

Në disa momente mund të ndiheni edhe nervozë sot, megjithatë nuk do dorëzoheni përpara asnjë sfide. Ju të dashuruarit do keni guximin të flisni hapur me partnerin tuaj dhe të zgjidhni njëherë e mirë disa dyshime apo probleme. Mbrëmja ka për të qenë më e qetë. Ju beqarët nuk do besoni aspak tek dashuria me shikim të parë, por diçka e veçantë do ju ndodhë papritur. Në punë duhet të përgatiteni edhe për ndonjë vonesë të vogël. Gjërat nuk do ju ecin keq, por duhet të bëheni më të duruar. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri dhe mendohuni disa herë para se të hidhni hapa.

Bricjapi

Duke para që faqet e librit të jetës tuaj po kalojnë një e nga një, herë pas here do ndiheni nostalgjikë sot. Nëse keni një lidhje, ndjenjat mes jush dhe partnerit do jenë edhe më të forta gjate kësaj dite. Do dëshironi të kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin dhe mund të mendoni edhe për surpriza. Ju beqarët do keni pafund dëshirë për të filluar një lidhje, por kushtet nuk do jenë aq të favorshme. Në punë keni për të pasur ndryshim pozicioni. Në fillim gjërat do ju duken të vështira, por kur t?ia merrni dorën do ndiheni më të kënaqur. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë se me parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e nevojshme.

Në orët e para të mëngjesit do jeni paksa konfuzë sot, por më pas çdo gjë do qartësohet. Ju të dashuruarit do keni ide fantastike si ta bëni jetën tuaj sa më të bukur. Në çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione të paparashikueshme. Ju beqarët nuk do doni ta ndryshoni menjëherë statusin tuaj kështu që tani për tani do e kaloni kohen e lire me miqtë e ngushtë dhe të afërmit. Në planin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina. Dëgjojini këshillat e kolegëve dhe pranoni ndihmën e tyre, përndryshe do mbeteni mbrapa. Për financat do jetë ditë e begatë. Gjendja do përmirësohet më shumë sesa e kishit menduar.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do i mendoni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Po patët edhe pak më shumë durim keni për të pasur arritje të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni ne krah dhe emocionet kanë për të qenë të forta. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë do ketë një bashkëpunim të ri që do ju sjellë mjaft përfitime. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme megjithatë as probleme serioze nuk do keni.

Lajmet e fundit nga