LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjelishti si "PRESTANOME" i bizneseve të Albës dhe Karlos së saj

2 Shtator 2020, 15:03, Opinione CNA
Gjelishti si "PRESTANOME" i bizneseve të Albës dhe Karlos

Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në mars 2020, për nje periudhë 7 mujore kompania, “Web & Development Communication”, i ka transferuar kompanisë “C-7-Kommunication Systems” 899.959.250 lekë dhe kompanisë “Media Content 52.894.800” leke.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “C-7-Kommunication Systems” është në pronësi te “MTSC: shpk ose Report TV i Carlo Bolino.
Pra duke qenë se Carlo Bolino, zotëron 100% të të drejtave mbi kuotat e “C-7-Kommunication Systems”, duhet të besojmë që nuk ka asnjë specifikë teknike që në terma të kritereve të tenderit, e plotesonte vetëm njëra, ndaj Carlo i Albes nuk futej dot në tendër me “Report” e duhet të futej vetëm me “C-7..”! Duhet të presupozojmë që “C-7…” duhet të jetë 1 nga 7 kompani të në zotërim të Carlos se Albës, ose e shtat-a, pasi me siguri denominimi nuk ka lidhje me Cristiano Ronaldon!

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi të FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolinos se Albes.

Igli Gjelishti na sqaron qe transferten e ja bërë për burrni, meqë Carlo i Albës si i madh që ka qenë gjithmone, e ka ndihmuar shumë kur Gjilishti ka qenë në ditë të keqe.
Ndaj rreket të na mbushë mendjen se pagesa është transferuar tek kompanitë e zotëruara nga bashkëshortet “Alba dhe Carlo i Albës”, si pagesë për nënkontraktimet që ka bërë për këto Kompani Gjilishti.
Këtu lindin disa pyetje të tjera sa kohë që në fakt “pagesat e burrnisë” janë ekzaktësisht sa totali i vlerës se kontratës së tenderuar dhe jo psh 30% apo as 80%.
– Procedura dhe kontrata paskan lejuar nenkontraktimin e sherbimit?
– pse Alba dhe Carlo i Albës nuk hyn vetë në tender, por i ranë kaq gjatë?
– e benë këtë për t?i dhënë rastin Gjelishtit që tu tregonte që ua njihte nderin që i kishin bërë në të kaluarën?

Në origjinën e Atdheut të Carlos se Albës, këta tipa si Gjelishti quhen “PRESTANOME”!
Janë tipat që pranojnë të venë formalisht emrin në biznese që realisht nuk zotërohen dhe as financohen prej vete atyre.
Ata që rrinë në hije garantojne suksesin e kompanive në emër të “prestanomeve” të emëruar si aksionerë apo ortakë të vetëm.

Përgjithësisht “prestanome-t” janë njerëz fjalëpak, apo që nuk flasin kurrë. Dhe kjo e ka një arsye.
Carlo i Albës fatkeqësisht paska zgjedhur një llafazan që sa herë flet, tregon më shumë seç duhet.

Duke përdorur këto kompani dhe mbase të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i tenderave publike, pra i fondeve publike.

Kjo është skemë e pastër mashtruese e ngritur për transferimin e afro 1 miliard lekëve në llogarite e Carlo Bollinos së Albës.
Dënglat e Iglit Prestanomes nuk e mbulojnë dot atë që del qartë se si dhe pse ka ndodhur.

08:08 Opinione

Saranda e harresës

Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...

Lajmet e fundit nga