Connect with Us

Foto-Jetojnë në çadër që pas tërmetit/ Familja në Fushë Milot lihet në “mëshirë të fatit”

Sociale

Foto-Jetojnë në çadër që pas tërmetit/ Familja në Fushë Milot lihet në “mëshirë të fatit”

Publikuar

-

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka qenë sot në Fushë Milot ku ka zhvilluar disa takime me familje të ndryshme, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këlliçi është ndalur tek familja e Viktor Gjonit shtëpia e të cilit pati shumë dëmtime nga tërmeti dhe është pothuaj e rrënuar.

Sipas kreut të FRPD, kjo familje jeton në çadër prej muajit dhjetor dhe gjendja ekonomike e tyre ka arritur nën zero.

“Në Fushë Milot zhvillova takime me familje të ndryshme, ku ndër to ishte edhe familja e Viktor Gjonit, një 46-vjeçar, shtëpia e të cilit pati shumë dëmtime nga tërmeti dhe është pothuaj e rrënuar. Familja e tij jeton në kushte shumë të vështira, ende në çadër prej muajit Dhjetor e përpos kësaj, gjendja e tyre ekonomike ka arritur nën zero”, shkruan Këlliçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet po ndikohet nga zona me presion të lartë atmosferik  të pozicionuar në mesdheun qëndror e cila po ifluencon mot me diell në territorin e Shqipërisë.

Dita e sotme, do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 7°C deri në 17°C

LEXO EDHE:  Tërmeti i fortë pas mesnate/ Sizmiologu qetëson qytetarët: Nuk ka vend për shqetësim

LEXO EDHE:  Ngjela akuza të forta qeverisë/ Të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit

Zonat e ulëta 12°C deri në 23°C

Zonat bregdetare 13°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Rëndohet gjendja e grevisteve në Ballsh/ Kërkohet ndërhyrja e mjekëve

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar.

Mësohet se njëra prej grevisteve ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor.

Në përfundim të trajtimit mejkësor, grevistja nuk pranon të largohet nga uzina.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër.

LEXO EDHE:  Përlotet Jennifer Lopez/ Për herë të parë flet për familjen

LEXO EDHE:  Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra dhe sa ballë ishte

Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Nga

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE