Connect with Us

Studimi/ Vetëm 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë

Ekonomi

Studimi/ Vetëm 61% e bizneseve në Shqipëri kanë mbetur fitimprurëse pas pandemisë

Publikuar

-

“Qeveria i jep goditjen finale mijëra bizneseve”/ Eksperti i ekonomisë ngre alarmin
Heqja e masave kufizuese dhe kthimi në normalitet i aktivitetit ekonomik në vend nuk po sjell shërim të shpejtë në shumë biznese.

Banka Botërore, në një studim të posaçëm, që u publikua këto ditë në lidhje me efektet negative që kanë përjetuar kompanitë e regjistruara në tatime përllogariti se 61% e bizneseve të regjistruara në Shqipëri nuk po rezultojnë fitimprurëse pas heqjes së masave bllokuese.

Studimi mori në konsideratë ecurinë e pagesës së tatim-fitimit, arkëtimet e të cilit janë 65% e parashikimeve fillestare edhe pas heqjes së masave.

Në sektorët me ndikim të lartë të tilla si shërbimet dhe kryesisht turizmi, transporti etj, ku bizneset regjistrojnë humbjet më të mëdha.

Studimi vlerësoi se, bizneset e lidhura me furnizimin ushqimor, pijet, ato farmaceutike përjetuan ndikim të ulët nga pandemia, ndërsa industria tekstile, fabrikat e mobilieve,  riciklimi, prodhimi i energjisë, prodhimi i hekurit dhe çimenton patën një ndikim të mesëm nga pandemia.

Studimi vlerësoi se bizneset më të goditura nga kriza ishin shitësit e automjeteve, dyqanet e rrobave dhe këpucëve, ato të produkteve dhe veshjeve sportive të luleve, dhuratave, pjesëve të makinave, aksesore etj.

Gjithashtu në sektorin e transportit rezultuan me ndikim negativ të lartë, transporti ajror, transporti me taksi sidomos në shërbim të shkollave, tranziti, transporti ujor dhe bizneset e tjera që lidhen me transportin. Në sektorin e hotelerisë dhe ushqimit, më të goditurat ishin restorantet dhe lokalet të dedikuara pijeve të forta.

LEXO EDHE:  3 hapa se si ta ktheni pasionin tuaj në një biznes fitimprurës

Goditje të fortë pësuan edhe bizneset e lidhura me argëtimin si kompanitë që merreshin me performanca të artit, artistët e pavarur, lojërat dhe rekreacioni në përgjithësi. Me ndikim të lartë negativ u përballën edhe bizneset dentare, kujdesit personal dhe shërbime të tjera personale.

Bizneset e sektorit të informacionit dhe komunikimit u vlerësuam me impakt të ulët dhe po kështu, edhe bizneset e aktiviteteve profesionale, shkencës dhe aktiviteteve administrative. Kriza pati ndikim të ulët në bizneset që lidhen me shëndetin.

Studimi vlerëson se ndikimi i krizës në ekonominë e përgjithshme është i rëndë, duke ndikuar negativisht në grumbullimin e taksave, në rritjen e deficitit, rritjen e borxheve në ekonomi, rritje të papunësie dhe rënie të të ardhurave për popullatën./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Projektbuxheti 2021/ Xhepa: Tërësisht elektoral, borxhi publik rrezikon të shkojë mbi 100% të PBB-së

Publikuar

-

Nga

Projektbuxheti 2021/ Xhepa: Tërësisht elektoral, borxhi publik rrezikon të shkojë mbi 100% të PBB-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021, duke përcaktuar si prioritete kryesore rindërtimin dhe shëndetësinë. Qeveria ka vendosur të rrisë shpenzimet, teksa pritet të dyfishohen pagesat për 13 koncesionet që marrin para nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste në “Ilva Now”, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është tërësisht elektoral. Sipas tij, projeksionet e bëra nga institucionet financiare janë tërësisht euforike, dhe nuk suportohen dot nga kushtet ku ndodhet sot ekonomia shqiptare.

Ai u shpreh se të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë aq sa në vitin 2013, tregues ky, që për z. Xhepa tregon gjendjen reale të Shqipërisë.

“Është buxheti me elektoral që kam lexuar ndonjëherë në të gjitha eksperiencat e mia individuale, sepse të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë sa në 2018, ndërkohë shpenzimet publike janë më të lartë se ndonjëherë.  Projeksionet që janë bërë janë shumë euforike. Unë e shikoj si një dëshirë elektorale. Ndoshta për të hapur disa punë më shumë, por pa i financiar. Unë them se vitin e ardhshëm nuk shikoj se do kemi bum të rëndësishëm nuk do kemi investim, por rruga që shoh unë është thellimi i borxhit publik. Nga ana tjetër unë shikoj se meqë zgjedhjet janë në prill, rishikimi i buxhetit që do bëhet në vitin korrik, nga cilido që vjen do të vijë me këmbë në tokë”, tha Xhepa.

Gjithashtu, eksperti Selami Xhepa u ndal tek një problematikë tjetër, që vërehet në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se nisur nga këto projeksione, borxhi publik rrezikon të tejkalojë mbi 100 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

LEXO EDHE:  Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë/ Duhet të ulim kokën dhe të shohim si të kalojmë vjeshtën

LEXO EDHE:  Paniku vret më shumë se çdo epidemi...!

“Rreziku i borxhit publik, që thashë se do të shkojë mbi 100 % të PBB-Së, do të thotë e kostot e shërbimit të borxhit do të rritet. Jam e sigurt se agjencitë e renditej së i takon rrezikut të një vendi për kreditë, dhe për pasojë kreditorët do të kërkojnë  një çmim më të lartë për rrezikun e kredisë. Në një vend që të ardhurat janë sa në 2018, parashikojmë që të rrisim shpenzimet korrente. Ky është një buxhet thellësisht elektoral. Ne nuk e dimë se si do ecim këtë muaj”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë theksoi se qeveria duhet të mendojë një paketë tjetër mbështetëse për grupet sociale në nevojë, të cilat sipas Xhepës, ndodhen në vështirësi për shkak të mungesës së aktivitet.

“Gjendja sociale e vendit kërkon një përpjekje të sforcuar, jemi ekonomi e dobët, por duhet patur në konsideratë që njerëzit kanë qenë pa aktivitetet dhe ekonomia e tyre ka qenë e rënduar. Unë mendoj se për grupet në nevojë të bëhet një tjetër mbështetje tjetër”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga pagat e mjekëve dhe mësuesve, te rindërtimi/ Qeveria miraton projektbuxhetin e 2021

Publikuar

-

Nga

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku Ministria e Financave parashikon një rritje ekonomike 5.5%.

Miratohet Projetkbuxheti 2021, Qeveria synon rimëkëmbjen ekonomike

Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme të saj Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes pro-aktive ndaj biznesit, rindërtimit të plotë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti, si dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Qeveria do të arrijë objektivin e vendosur për rritjen ekonomike dhe kthimit në normalitet të vendit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përmes parashikimeve për vaksinën kundër COVID 19, rritjes së pagave të stafit mjekësor dhe mësuesve, duke filluar nga viti 2021. Në buxhet është parashikuar edhe skema e subvencionimit të naftës, e cila vjen në ndihmë të fermerëve prej vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti 2021 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme.

Rritja ekonomike parashikohet në 5.5 % në vitin 2021 dhe pritet të konvergojë rreth nivelit prej 4 % përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021 në nivelin 12.2% krahasuar me parashikimin e vitit 2020 prej 13.9%.

Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.3% e PBB-së .

Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Në fund të vitit 2023, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.3% të PBB-së dhe balanca primare të kthehet në nivele pozitive, duke përmbushur objektivin madhor të Qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik.

Projektbuxheti 2021 garanton mbështetje financiare për vijimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë.

Shtyllat kryesore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve do të jenë Reforma në drejtësi, e cila do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me Reformën në administratën publike dhe Reformën e menaxhimit të financave publike. Të tri Reformat do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteteve të programit të Qeverisë.

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë ndikimin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore. Qeveria Shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike. Pesha e buxhetit vendor ndër vite është rritur nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013 në 3.3% të PBB-së në vitin 2021.

LEXO EDHE:  “Pandemia s’mund të falsifikohet”/ Duma nxjerr videon e gazetarit: Si po mashtron qeveria

LEXO EDHE:  BB: Shqipëria ka vetëm 50% të kapaciteteve spitalore në raport me vendet e Rajonit

Projektbuxheti i vitit 2021, programon të ardhura buxhetore në masën 479 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi.

Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2021-2023 të programuara në masën 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rimëkëmbjes të ekonomisë, si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike.

Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Prioritetet e buxhetit 2021:

Procesi i Rindërtimit do të financohet me 28 mld lekë në vitin 2021, ndërkohë, që mbi këtë edhe 1.5 mld lekë parashikohen të vijojnë financimin e bonusit të qirave për familjet e pastreha si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019;
Shëndetësia do të vijojë të financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës Anti-Covid 19, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor me një kosto totale vjetore prej 4.5 mld lekë ;
Arsimi do të përfitojë një financim në rritje, ku spikat rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 mld lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin;
Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliardë lekë.
Infrastruktura, ku do të investohet në projektet e mëdha si Tuneli i Llogarasë, Unaza e re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj., si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia drejt “vdekjes së kontrolluar”

Publikuar

-

Nga

Një Europë e re dhe një Shqipëri e re do të shihet në të ardhmen si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila si një tsunam pushtoi dhe ndryshoi jetët tona, duke i dhënë një grusht të dhunshëm ekonomisë e duke gjeneruar një trajektore të pa sigurt për të ardhmen tonë.

Kriza ekonomike e ditëve të sotme nuk ka asnjë lidhje me krizat e 2 dekadave të fundit. Ngjan më tepër me një luftë botërore. E them këtë pasi Covidi “dogji” mbi 12.500 miliardë dollarë në më pak se një vit; mbylli rreth 25 milionë vende pune, gati 65% më shumë se kriza e 2007-2009 e rreth 170 shtete do të kenë një rënie ekonomike mesatare me 3% (në Shqipëri rënia ekonomike parashikohet të jetë nga 7.5%-9.5% të PBB-së) e vetëm në 2022 ekonomia shqiptare mund të kthehet në gjendjen e saj të 2019 ndërsa borxhi publik pritet të arrijë në nivelin e fundit të 2019 (68%) vetëm në 2024.
Zhgënjimi nga ndërhyrja e qeverisë për të mbështetur biznesin dhe individët (e pranishme kjo mbështetje por e pa mjaftueshme) i bëri shqiptarët më të varfër e më pesimistë për të nesërmen (niveli i personave që do jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë do të shkojë në rreth 41.5% të popullsisë ndërkohë që ky tregues për 2019 ishte 35.6%). Kjo rritje është shumë më e lartë sesa ajo që ndodhi nga kriza e 2008-2009.

Nga ana tjetër edhe pse në 2021 pritet një rikuperim i shpejtë i ekonomisë së vendit, vendet e punës që do të rikuperohen do të jenë gjithsesi më pak se ata që u humbën përgjatë 9 muajve të parë të vitit (rreth 80000).

Kjo do të përkeqësojë edhe më tepër jetën e qytetarëve shqiptarë, sidomos atë të rinjve, të cilët edhe në të kaluarën mbi 70% e tyre e mendonin se Shqipëria ishte një vend pa të ardhme dhe kërkonin të iknin në emigracion.

Përsa i përket të ardhmes ekonomike të vendit në kompleks mund të thuhet se ajo është edhe më e zymtë sesa e ardhmja e të rinjve.

Rritja e çmimit të arit përgjatë 9 muajve të parë të 2020 nga një anë dëshmon frikën e njerëzve për të investuar në stock market në një periudhë pasigurie ekonomie, nga ana tjetër është rezultati logjik i një krize bankare gjithmonë e më të sigurt. E them këtë pasi në situata krize dhe pasigurie, njerëzit kanë tendencën të heqin kursimet nga depozitat bankare apo në favor të lingotave fizike që mbahen jashtë sistemit bankar. Kjo në një farë mënyre është edhe një tregues i qartë se investitorët besojnë gjithmonë e më pak te sistemi monetar e te ai bankar në kompleks. Nga ana tjetër nëse do të shohim indeksin e çmimeve të konsumit dhe nivelin e konsumit, këto të dyja kanë tendencë rënëse, që vjen sigurisht edhe si reduktimim i të ardhurave.

Mos rritja e çmimeve dhe preferenca për mbajtjen e lekëve në cash tregon nga një anë reduktimin e shkëmbimeve në një ekonomi (më pak të ardhura për biznesin) e nga ana tjetër një frenim i kreditimit bankar. Pa harruar këtu se si në Shqipëri si në vendet e ndryshme të botës vërehet një tkurrje e madhe e kredimarrjes dhe një reduktim i shitjeve të pasurive hipotekare, të dyja këto së bashku mund të çojnë në të ardhmen në një krizë të sektorit bankar, duke gjeneruar një krizë monetare dhe kreditore e në vijim në një krizë imobiliare. Përkundrazi nëse rritja ekonomike në nivel global nuk do të jetë në formën V atëherë me shumë gjasa shumë banka në nivel European por jo vetëm, që janë shumë të futura në borxh nuk mund t’i mbijetojnë një përkeqësimi të situatës së kreditimit dhe një recensioni të gjatë e si pasojë mund të shkojnë drejt paaftësie paguese (defaul).

LEXO EDHE:  BB: Shqipëria ka vetëm 50% të kapaciteteve spitalore në raport me vendet e Rajonit

LEXO EDHE:  3 hapa se si ta ktheni pasionin tuaj në një biznes fitimprurës

Një problem tjetër që po kërcënon frikshëm ekonominë e vendit tonë është borxhi publik i cili sipas Bankës Botërore pritet të arrijë në 81.3% në 2020, nga 68% që ishte në fund të vitit 2019. Pa harruar këtu që nëse do të kontabilizoheshin të gjitha PPP (të cilat duhet kontabilizuar) borxhi publik do të kalonte nivelin e 100% të PBB-së. Kjo rritje e ndjeshme e borxhit nga një anë ka një shtim të kostove të tij por mbi të gjitha bën shumë të vështirë hartimin e politikave për të mbështetur rritjen ekonomike në të ardhmen. Po ashtu në 8 muajt e parë të vitit është rritur ndjeshëm edhe deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (me rreth 6%), e tendencat janë që kjo të përkeqësohet edhe më tepër deri në fund të vitit. Me siguri rritja e rrogës minimale (që dëmton biznesin) do të ndihmojë sado pak në përmirësimin e skemës në fjalë por kurrsesi nuk do të stimulojë rritjen e punësimit që tashmë konsiderohet sfidë për vendin.

Nisur nga kjo situatë ekonomike lind natyrshëm pyetja se çfarë mund të bëhet në të ardhmen për të përmirësuar sado pak këtë situatë të rëndë ekonomike?

Me siguri nevojitet mbështetje për të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme, kjo mbështetje duhet të jetë në para cash për çdo vend pune që ato mund të hapin në të ardhmen.

Heqjen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë kohore që mund të shkojë nga 6 muaj deri në 1 vit për të gjitha ndërmarrjet që punësojnë për herë të parë të rinj me moshë nga 16-29 vjeç.

Analizë rrënjësore e të gjitha koncesioneve të dhënë ndër vite për të parë nëse kanë arritur objektivat e parashikuar në momentin e firmosjes së kontratës, nëse nuk janë arritur objektivat në fjalë mund të bëhet prishja e kontratës në mënyrë të njëanshme nga ana e shtetit.

Thjeshtëzimin e politikës fiskale dhe luftë të ashpër kundër burokracisë.

Jo heqjen e taksave dhe TVSH për biznesin e vogël se kjo me siguri do të gjeneronte pabarazi.

Luftë ndaj korrupsionit dhe paaftësisë në administratën tatimore. Në Shqipëri, raporti i të ardhurave tatimore si përqindje e PBB-së shkon sa 24.1% e kësaj të fundit për 2020. Vendi jonë mund ta çojë këtë raport me mbi 10% nëse do të luftonte korrupsionin në strukturat e administratës tatimore.

Një bonus bebe për të stimuluar lindshmërinë dhe shtimin e popullsisë, nëse do jepet një pagesë mujore deri në 40 euro në muaj për 15 vjet radhazi, kosto e saj do të jetë 13-18 milionë euro.

[1] Lektor ekonomie pranë UNIZKM. Opinionet janë personale të autorit dhe nuk përbëjnë qëndrimet e institucionit ku punon apo të revistës./Monitor

LEXO TE PLOTE