LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ultimatum drejtuesve të arsimit/ Duhet ta bëni natën ditë

1 Shtator 2020, 11:17, Politikë CNA
Rama ultimatum drejtuesve të arsimit/ Duhet ta bëni natën

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me drejtuesit rajonalë të zyrave Arsimore në vendin tonë, të cilëve i ka dhënë disa urdhra të prerë.

Rama tha se të gjithë drejtuesit e arsimit duhet ta bëjnë natën ditë dhe të jenë pa pushim në krye të detyrës.

Kreu i qeverisë theksoi se protokollet duhen zbatuar nga gërma e parë në gërmën e fundit, nga faqja e parë në faqen e fundit.

?Duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren për të ndjekur me rogorozitet zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë në gërmën e fundit, nga faqja e parë në faqen e fundit dhe këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore në lartësinë e një humanizmi të spikatur dhe për të qenë shembull dhe burim kurajoje dhe burim energjie e besimi për të gjithë njerëzit e sistemit arsimor, që nga drejtuesit e shkollave deri te të gjithë mësuesit, përfshirë edhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tij, por duhet ta mishëroni ju të parët?, deklaroi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga