LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e vaksinës”/ Berisha ngre alarmin: Pasojat do jenë të mëdha

1 Shtator 2020, 09:17, Politikë CNA
“Qeveria asnjë përpjekje për sigurimin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin aktual Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me sigurimin e vaksinës.

Berisha pretendon se të gjitha deklaratat e Ramës dhe Manastirliut për sigurimin e vaksinës Anti-Covid janë mashtrime, ndërsa thotë se ata po mbajnë qëndrimin identik si ndaj testimeve dhe të sëmurëve me Covid-19.

Sipas ish-kryeministrit, as Rama dhe as Manastirliu nuk kanë firmosur marrëveshje me asnjë kompani private, me asnjë shtet dhe as me OBSH për sigurimin e vaksinës.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kreu i PD-së dënon me ashpërsi qëndrimet e qeverisë dhe kërkon sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinës Anti-Covid për vaksinimin masiv dhe në kohë e falas të qytetarëve shqiptarë.

?Deri sot testimi i vaksinave në njerëz nga kompani private dhe shtetet të ndryshme dhe OBSH është në faza të ndryshme deri dhe parapërfundimtare madje për rusët në fazë aplikimi në popullatë. Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me asnjë kompani private, me asnjë shtet, madje as me OBSH për sigurimin në kohë të sasisë se nevojshme për vaksinimin masiv të popullatës kundër Covid-19.

Ata mbajnë këtë qëndrim të papërgjegjshëm dhe nuk duan të bëjnë një parapagesë kapar kompanive private apo shtetërore të vendeve të ndryshme ndërkohe që në tërësi të gjitha vendet e kanë bërë një gjë të tillë. Ata nuk kanë firmosur deri sot asnjë marrëveshje me OBSH siç kanë bërë shumica dërrmuese e vendeve të botës për furnizmin e vendit nga kjo organizatë me sasinë e vaksinës Anticovid që duhet për mbrojtjen e popullatës nga sëmundja.

Të gjitha deklaratat e tyre të deri sotme për sigurimin e vaksinës janë vetëm mashtrime. Pasojat e këtij mashtrimi do jenë të mëdha për shëndetin e shqiptarëve. Edvin Hajduti dhe Ndrikull Hajnia nuk porositin vaksinën në kohë sepse duan të vjedhin me tendera sekretë duke e blerë atë me çmime korruptive siç bënë me materialet e tjera anticovid.

Nga ky qëndrim shqiptarët do jenë të fundit që do mund të gëzojnë dhe vetëm pjesërisht për kontigjente të caktuara mbrojtjen nga vaksina. Kurse popullata masive do mbetet e pambrojtur dhe kjo do të dënojë Shqipërinë për të qenë e fundit që do të çlirohet nga Covid-19?, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga