LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përse u zemëruan “patritotët” shqiptarë me Dritanin e Malit të Zi?

1 Shtator 2020, 12:45, Politikë CNA
Përse u zemëruan “patritotët” shqiptarë me

Nga Mentor Kikia 

Mesa duket ka zhgënjyer shumë ?patriotë? shqiptarë ky politikani malazez, me origjinë shqiptare. Ai, ashtu siç kishte premtuar para zgjedhjeve, i qëndroi fjalës për të ndërtuar një qeveri me koalicionin opozitar, që i dha fund mbretërimit 30 vjeçar të Millo Gjukanoviçit.
Po ç?patën ?patriotët? shqiptarë që iu sulën Dritanit me sharje e mallkine, duke e quajtur ?çetnik? e ?pro serb??

-Sepse ai formoi qeverinë me partitë pro-serbe, ndaj.

-Po Gjukanoviçi, mos është gjë nga Labëria, që befas fitoi admirimin e shqiptarëve?

Sa të ngushtë jemi, dhe mbi të gjitha sa mjeranë në vlerësimin e patriotizmit. Sepse patriot je vetëm nëse je antiserb, apo jo?
Dritani, para se të jetë shqiptar është një njeri me nënshtetësi malazeze, është një njeri që jeton e punon në republikën e Malit të Zi. Eshte një politikan i përgjegjëshmë për fatet e vendit ku ai jeton e punon, sëbashku me familjen.

Dritani nuk mund ti bashkonte votat me një politikan që ka 30 vjet që bëhet herë kryeministër e herë president, duke sunduar edhe si një kontrabandist zyrtar. Për këtë njeri ka mendim pozitiv në Bruksel vetëm sepse nuk është vegël e serbëve dhe ruseve. Por ka shumë udhëheqës që shikohen me sy të mirë në Perëndim, meqe s?janë pro rusë e pro kinezë, edhe pse popullit të tyre i kanë vënë shkelmin në fyt.

Lajmet e fundit nga