LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manchester United nxjerr në shitje 2 futbollistë

1 Shtator 2020, 10:48, Sport CNA
Manchester United nxjerr në shitje 2 futbollistë

Donny van de Beek u afrua te Manchester United për 40 milionë stërlina. Tashmë ?Djajtë e Kuq? po mendojnë për merkaton në dalje.  Sipas të përditshmes britanike ?Daily Mail?, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë ?OK?-in e tij për të nxjerrë në shitje mesfushorët Jesse Lingard (27 vjeç) dhe Andreas Pereira (24 vjeç).

Lingard ka një kontratë deri në vitin 2021 me ?djajtë?, ndaj largimi i tij është i paevitueshëm, në mënyrë që United të arkëtojë ?cash?. Ndërsa kontrata e Periera skadon në vitin 2023 dhe kushton rreth 20 milionë euro.

Nga shitja e këtyre dy lojtarëve skuadra e United pritet të mbulojë shpenzimet për afrimin e Van de Beek, që nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me ?të kuq?.

Lajmet e fundit nga