Connect with Us

Zemërim në Gjermani pas sulmit ndaj Bundestagut

Bota

Zemërim në Gjermani pas sulmit ndaj Bundestagut

Publikuar

-

Politika gjermane ka reaguar ashpër pas protestave të fundjavës, ku pati edhe një sulm të ekstremistëve para Bundestagut. Pamjet janë të neveritshme dhe ekstremistëve të djathtë nuk duhet t’u ofrohet asnjë platformë.

Vazhdon debati në Gjermani pas protestave të fundjavës në Berlin ku krahas kundërshtarëve të kufizimeve të Coronës morën pjesë edhe ekstremistë të djathtë dhe anarkistë. Një pjesë e ekstremistëve të djathtë dhe anarkistëve “Reichsbürger” që nuk e njohin Gjermaninë si shtet, iu vërsulën edhe Bundestagut e arritën të ngjisnin disa shkallë e të ngrinin flamurin e tyre me ngjyrat e zeza të bardhë e të kuqe. Policia arriti t’i zbrapsë turmat e protestuesve që synon Bundestagun.

“Keqpërdorim i ndërtesës së Bundestagut”

Reagime të ashpra kanë ardhur nga politika gjermane pas zhvillimeve në fundjavë. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i dënoi sulmet ndaj Bundestagut, që ai i cilësoi si “sulm të padurueshëm ndaj demokracisë sonë. Këtë nuk do ta pranojmë kurrë.” Steinmeier do të presë edhe policët që u angazhuan para Bundestagut. Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaäuble i cilësoi si “të neveritshme atë që ndodhi aty”. Por në tërësi policia e Berlinit “e përballoi mirë situatën”, tha Schäuble.

Deutschland Berlin Protest gegen Corona-Maßnahmen (Reuters/C. Mang)

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer tha se është e padurueshmë që kaotikët dhe ekstremistët të keqpërdorin ndërtesën e Bundestagut për qëllimet e tyre. “Pluraliteti i mendimit është shenjë e shëndetit të shoqërisë sonë. Liria e grumbullimit i ka aty kufiijtë e saj, ku rregullat e shtetit shkelen me këmbë.”

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tabaku: Nuk i marrim leje policisë

Politikani socialdemokrat e kandidat për kancelar i sociademokratëve, Olaf Scholz tha se “ligji ynë kushtetues garanton lirinë e mendimit dhe të demonstrimit”, por simbolet e nazistëve nuk kanë ç’kërkojnë para Bundestagut gjerman, tha ai. Kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Norbert Röttgen, tha se “këto pamje janë turpëruese.

Kreu i grupit parlamentar “E Majta”, Dietmar Barsch kërkoi të nderohen policët që mbrojtën hyrjen e parlamentit. “Veçanërisht polici pa helmetë, ai meriton nderimin më të madh.”

Deutschland Berlin Protest gegen Corona-Maßnahmen am 28.8.2020 (Reuters/C. Mang)

Edhe kryetarja e grupit parlamentar të AfD-së, Alice Weidel i kritikoi zhvillimet e fundjavës. “Është e papranueshme që disa kaotikë pas demonstratës paqësore të Coronës në Berlin i thyen disa pengesa të vendosura nga policia.” Kurse politikanë të partisë Kristiansociale, CSU dhe Të gjelbrit janë shprehur për të zgjeruar kufizimin e demonstratave në afërsi të Bundestagut. Pata mësymjes së parlamentit të shtunën, sipas llogaritjeve të policisë, afër 40.000 vetë nga e gjithë Gjermania ishin në rrugë për të protestuar kundër politikës së qeverisë për Coronën. Në demonstrata u plagosën 33 policë dhe u ndaluan 316 vetë. Kundër 131 vetëve u ngri padia./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Po luajnë me jetën”/ Ishulli i të pasurve një hap larg bllokimit

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri për Mbrojtjen Civile në Greqi Nikos Hardalias dhe profesor Vana Papaevangelou kanë deklaruar se ishujt Mykonos dhe Ios janë vetëm një hap larg bllokimit.

Hardalias u kërkoi  autoriteteve lokale, turistëve dhe mekanizmave të kontrollit të tregojnë më shumë kujdes për zbatimin dhe kontrollin e rreptë në lidhje me masat e mbrojtjes personale dhe funksionin e rregullave për distancimin social, veçanërisht në zonat me shumë njerëz.

Ai u shpreh se kontrollet në këto zona do të vazhdojnë me ritëm intensiv duke shtuar forcim të mekanizmave të kontrollit.

Ndër të tjera, Hardalias theksoi se ekziston një shqetësim i madh pas shpërthimit të rasteve ne Zakynthos, Tinos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos.-raporton abc.

LEXO EDHE:  Foto-Shufra betoni në protestë/ Tentohet të shqyhet dera e Kryeministrisë

Nënsekretari i Mbrojtjes Civile njoftoi gjithashtu se Selaniku, Halkidiki, Xanthi, Florina, Evia dhe Tinos, si dhe komunat e Spetses, Sfakion dhe Chios janë duke shkuar drejt zonave “portokalli”.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reagon Edi Rama

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me sugjerimin e CDC -së amerikane për përdorimin e maskave brenda dhe nga njerëzit e vaksinuar, Hardalias deklaroi:

“Imazhet që shoh atje më bëjnë të trishtohem. Sigurisht, mbajtja e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve”

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermani: A do të aplikohet testi COVID-19, për të gjithë që udhëtojnë jashtë vendit?

Publikuar

-

Nga

Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me testin ndaj virusit Corona për personat që kthehen në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit. Sipas kryeministrit bavarez Markus Söder, qeveria federale planifikon të prezantojë një kërkesë për testime para kthimit në vend. Testimi duhet të aplikohet jo vetëm për udhëtarët me avion, por edhe për ata që udhëtojnë me makinë, me tren ose me autobus. Sipas Söder, të gjithë që kthehen duhet të kenë një test negativ kur të mbërrijnë në vend.

Söder i tha televizionit të parë gjerman ARD: “Qeveria federale na ka siguruar sot se do të provojë gjithçka që është e mundur, që deri më 1 gusht të aplikohet detyrimi i përgjithshëm i testit negativ jo vetëm për udhëtimet ajrore, por edhe për shembull, për udhëtime me makina ose trena”.  Söder tha se data e planifikuar fillimisht për futjen e këtij rregulli, pra me 11 shtator, duket si “një shaka”, sepse ky vendim do të ishte i vonuar pasi deri atëherë kalojnë të gjitha pushimet.

Politikani i CSU-së tha se për këto vendime do të krijohen edhe bazat juridike ligjore dhe se kjo mund të arrihet deri më 1 gusht. Rregullorja e re është e thjeshtë: “Të gjithë kanë nevojë për një test”. Kërkesa për futjen e testeve është mbështetur nga disa kryeministra të landeve të tjera, por nuk dihet sakt nëse ky vendim do të vie me 1 gusht, sepse ende ka kundërshtarë të këtij vendimi të përshpejtuar.

Afati ende nuk është caktuar

Pra ende nuk është e sigurt nëse urdhëresa e re mund të hyjë në fuqi kaq shpejt. Zëvendës zëdhënësja e qeverisë federale, Ulrike Demmer, vuri në dukje se dakordimi i këtyre rregullave ende nuk ka përfudnuar. Tani për tani thuhet: “Sa më shpejt, aq më mirë”.

LEXO EDHE:  Kur pritet të protestojë PD-ja?/ Përgjigjet Çollaku

Aktualisht teste negative kërkohen vetëm për personat që duhet të kthehen në Gjermani me avion. Seehofer tha se personat e vaskinuar apo të shëruar nga Covid-19, nuk kanë nevojë për test. Sipas Seehoferit dhe Söderit, në vendkalimet kufitare nuk do të kontrollohen të gjithë, por kontrollet do të jenë në formë sondazhi. Askush nuk dëshiron kontrolle të plota në kufi, shpjegoi Söder.

LEXO EDHE:  Video-Grida Duma në një komunikim ndryshe/ Leksioni politik që na dhanë studentët

 Vaksinimi

Ndërkohë në Gjermani janë vaksinaur rreth 50% e popullatës që jeton në këtë vend. Por ende nuk është sqaruar deri në fund nëse vërtet edhe personat e vaksinuar dhe të shëruar kanë nevojë për teste negative para kthimit në Gjermani. Kjo do të vendoset së shpejti, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha me triumfalizëm se në Gjermani janë vaksinuar ndërkohë më shumë se gjysma e popullatës.

Kohët e fundit është ngadalësuar procesi i vaksinimit, përkundër faktit që në qarkullim ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Në politikën gjermane po diskuktohet me të madhe për mundësinë e stimulimit të vaksinimit apo duhet të aplikohen detyrime të tjera për ata që nuk janë vaksinuar. Në disa vende të tjera kërkohet vaksinimi me detyrim për disa profesione të caktuara. Qeveria federale gjermane ka refuzuar deri tani shprehimisht vaksinimin e detyrueshëm./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Si e arrestoi Ilir Meta, Sali Berishën dhe Jozefina Topallin në nëntor të vitit 2000

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reagon Edi Rama

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE