Connect with Us

Po transportonte 28 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Kronika

Po transportonte 28 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Publikuar

-

“Nuk kam shumë ujë në shtëpi”/ I riu bën për spital punonjësin e Ujësjellësit

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Mësohet se blutë kanë arrestuar shtetasin me iniciale D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

I riu u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” në drejtim të Tiranës, 28 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

LEXO EDHE:  U kap me 200 mijë paund drogë/ Arrestohet i riu

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim prej dy vitesh

LEXO EDHE:  Molotov shkollës/ Policia shoqëron 9 protestues

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  BE i kërkon ndihmë OKB-së kundër trafikantëve

LEXO EDHE:  Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE