LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”/ Sherr në familje, dhunohet barbarisht gruaja 

31 Gusht 2020, 11:55, Kronika CNA
“Përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam

?Përse e pagove ujin dhe dritat??, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja mavi në trup dhe në fytyrë si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr.

?Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, ? i thotë policisë, ? nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash?.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar ?paguani ujin dhe dritat?. ?Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur?, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti ?përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti?.

Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë?, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dhunë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal./Si

Lajmet e fundit nga