LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi në Kosovë/ 120 raste të reja dhe nëntë viktima në 24 orë

31 Gusht 2020, 13:10, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi në Kosovë/ 120 raste të reja dhe nëntë

Këtë të hënë, Kosovës i janë shtuar 120 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 452 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima, duke e çuar numrin total të viktimave nga koronavirusi në 525.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 3,334./CNA.al

Lajmet e fundit nga