LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E eliminoi vjet me vështirësi, Laçi kërkon hakmarrje ndaj izraelitëve

31 Gusht 2020, 14:18, Sport CNA
E eliminoi vjet me vështirësi, Laçi kërkon hakmarrje ndaj

Laçi i Armando Cungut, gjeti sërish Hapoel Ber Shevën në raundin kualifikues të  Ligën e Europës. Kurbinasit u përballën edhe sezonin e shkuar me skuadrën izraelite, ndërkohë që ndryshimi i vetëm është se sfidat e kaluara ishin për raundin e parë, teksa këtë sezon do të jenë të vlefshme për raundin e dytë.

Bardhezinjtë do të kërkojnë hakmarrje sportive ndaj skuadrës izraelite, qe e eliminoi me shumë vështirësi Laçin. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Laçit, u mbyll në barazim 1-1. Nuabueze realizoi në minutën e 3-të, teksa Hapoel Ber Sheva barazoi në të 78-tën me Levin.

Ndërkohë që në ndeshjen e kthimit në Izrael, kurbinasit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0, falë golit të realizuar nga Sabag në minutën e 69-të. Kujtojmë që sezonin e kaluar, bardhezinjtë në Europë u drejtuan nga Sulejman Starova.

Ignjatoviç, Fangaj, Turkaj, Shehu, Lushkja, Teko, Deiu, Xhixha dhe Nuabueze, janë futbollistët aktual të Laçit që ishin prezent në 2 sfidat e sezonit të kaluar ndaj Hapoelit.

Në krahasim me vjet, këtë sezon, kurbinasit e Armando Cungut, duken më të avantazhuar, pasi do të luhet vetëm një ndeshje dhe ajo do të zhvillohet në qytetin e Laçit.

Lajmet e fundit nga