Connect with Us

AKSHI jep 2.5 miliardë lekë tendera/ Kompania fituese nuk ka deklaruar asnjë të ardhur deri në vitin 2014

Politikë

AKSHI jep 2.5 miliardë lekë tendera/ Kompania fituese nuk ka deklaruar asnjë të ardhur deri në vitin 2014

Publikuar

-

AKSHI jep 2.5 miliardë lekë tendera/ Kompania fituese nuk ka deklaruar asnjë të ardhur deri në vitin 2014

Javën e shkuar Partia Demokratike ka denoncuar vjedhjen e taksave të shqiptarëve të firmosur nga AKSHI për Image & Communications Development.

PD deklaron se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht i ka dhënë 2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie.

Sipas demokratit Endri Hasa, kjo kompani që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet.

Në një deklaratë për shtyp, Hasa tha se Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014.

“10 milion lekë çdo ditë ka përfituar Igli GJelishti nga paratë e shqiptarëve ndërkohë që ekonomia është zhytur në krizë dhe mijëra qytetarë humbin vazhdimisht vendet e punës duke mos siguruar dot  as bukën e gojës. Qytetaret kanë vështirësi ekstreme dhe luftojnë për mbijetesë, por taksat e tyre nuk përdoren për të rimëkëmbur ekonominë sepse banda e hajdutëve në qeveri mendon vetëm si ti çojë paratë në xhepat e pushtetarëve dhe miqve të Edi Ramës.

Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014. Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike. Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve është paguar 739 milion leke në vitin 2018?

LEXO EDHE:  Nga akuzat për shpërdorim detyre, në zyrat KLP/ Pasuria e prokurorit-këshilltar

Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë? Si ka mundësi që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliard lekë?

Si ka mundësi që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar te tatimeve do ti kushtojë Shqiptarëve 899 milion lekë? Ç’farë lidhje ka kompania me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milion leke? Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galoponte të përfitimeve të Image and Communication Development? Kush fshihet pas Igli Gjelishtit?

Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë. Drejtësia duhet të hetojë abuzuesit dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që janë përfshirë këto abuzime me paratë e shqiptarëve. Ata që vjedhin me tendera fiktivë paratë e shqiptarëve duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin e duhur ligjor”, tha demokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Dashuria dhe paraja/ Burrat stresohen kur gratë fitojnë më shumë të ardhura se ata

LEXO EDHE:  Nga akuzat për shpërdorim detyre, në zyrat KLP/ Pasuria e prokurorit-këshilltar

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE