LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk kanë të sosur gafat”/ Erion Dasho bën deklaratën e fortë ndaj komitetit të ekspertëve anti-COVID

30 Gusht 2020, 11:48, Sociale CNA
“Nuk kanë të sosur gafat”/ Erion Dasho bën

Mjeku Erion Dasho ka vijuar me kritikat e tij ndaj ekspertëve anti-COVID për mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë në Shqipëri.

Dasho thekson se shqiptarët po shohin përditë evidenca që tregojnë se epidemia e COVID-it në Shqipëri po menaxhohet me mungesë të theksuar profesionalizmi, koordinimi dhe transparence.

?Nuk kanë të sosur gafat e komitetit të ekspertëve anti-COVID!
Dje media raportoi se një antar i komitetit i kishte kërkuar publikisht antarëve të tjerë transparencë mbi protokollet e mjekimit.
Kjo kërkesë qëndron midis gafave të rënda që komiteti ka bërë që prej fillimit të pandemisë. Në se antarët fshehin nga njëri-tjetri protokollet të cilat duhet t’i hartojnë, diskutojnë dhe miratojnë së bashku, për çfarë bashkëpunojnë ata?!
Gjatë muajve të parë të epidemisë publiku u bind se komiteti nuk ishte një mekanizëm i koordinuar dhe kompetent që menaxhon nga ana teknike epideminë, por një entitet që kishte për detyrë t’u hidhte tisin e besueshmërisë vendimeve të çuditshme dhe kundër produktive të politikës.
Në atë kohë vendimet deklaroheshin “në emër të komitetit”, sa herë që politika kapej gafil nga opinioni publik ose ai shkencor.
Keqpërdorimi i komitetit u bë aq evident, sa në fund të muajit qershor dy antarë të nderuar të tij, u distancuan duke deklaruar se vepronin vetëm në rol këshillimor dhe se këshillat e tyre nuk dëgjoheshin.
Shqiptarët po shohin përditë evidenca që tregojnë se epidemia e COVID-it në Shqipëri po menaxhohet me mungesë të theksuar profesionalizmi, koordinimi dhe transparence.
Qytetarët me plot të drejtë pyesin:
A po kujdeset dikush për shëndetin dhe jetën e tyre, apo komiteti që deri dje i ishte dorëzuar politikës, sot i është dorëzuar tekave të virusit?!?, shkruan Dasho./CNA.al

Lajmet e fundit nga