LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuota plotësohet që në mëngjes/ Qytetarët në Kapshticë të revoltuar: Sot na skadon tamponi

30 Gusht 2020, 09:17, Sociale CNA
Kuota plotësohet që në mëngjes/ Qytetarët në

Në pikën doganore të Kapshticës vijon radha e gjatë e qytetarëve që presin të kalojnë kufirin.

Kuota prej 300 vetësh u plotësua mëngjesin e sotëm duke bërë që dogana greke të ndërpresë punën. Kjo ka bërë që të krijohet një shqetësim, sepse shumë persona që qëndrojnë në kufi shprehen se sot u skadon afati i tamponit për të kaluar, kufirin.

“Vij nga Tirana dhe sot më përfundon tamponi në orën 2. Ndërkohë nga aplikimi online kam marrë konfirmimin për të kaluar sot. Unë u dogja. Do qëndroj këtu me shpresën se mund të kaloj,”-shprehet një emigrant për Report Tv.

Ndërkohë një tjetër deklaron: “Po pres dhe unë si të gjithë të tjerët, më mbaron sot. Lejen e kam marrë. Situatë shumë e rëndë. paguaj biletën, paguaj të gjitha dhe të kthejnë mbrapsht.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga