LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku nxjerr bllof Ramën/ Si gënjeu për rindërtimin e shkollave

30 Gusht 2020, 16:33, Politikë CNA
Jorida Tabaku nxjerr bllof Ramën/ Si gënjeu për rindërtimin

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit deklaron se shkollat e dëmtuara nga tërmetet do të rindërtoheshin nga e para deri në shtator dhe nxënësit do ta fillonin vitin mësimor 2020-2021 në shkollat e reja.

Tabaku deklaron se Rama i gënjeu shqiptarët, pasi pretendon se viti i ri mësimor po nis në shkolla të rrënuara.

?Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta.

Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin?, shkruan demokratja krahas videos./ CNA.al

Lajmet e fundit nga