Connect with Us

Helikopteri nuk e fiku dot/ Zjarri në Fier vijon të përhapet prej 3 ditësh

Kronika

Helikopteri nuk e fiku dot/ Zjarri në Fier vijon të përhapet prej 3 ditësh

Publikuar

-

Helikopteri nuk e fiku dot/ Zjarri në Fier vijon të përhapet prej 3 ditësh

Vijon prej tre ditësh zjarri në fshatin Drenie të Fierit. Zjarrfikëset po punojnë ende për të shuar flakët edhe pse dje u ndërhy me helikopter por, pa rezultat.

Vatrat e zjarreve në Patos, Mallakastër dhe Roskovec, ku terreni i vështirë e ka bërë të pamundur punën e zjarrëfikësve për të shuar flakët në shumë raste.

Ndaj Forcat e Armatosura kanë përfshirë në operacion helikopterin “Cougar”, i cili dje u nis drejt këtyre vatrave për të shuar zjarret që kanë 3 ditë që rrezikojnë edhe shtëpitë e banorëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Korçë/ Shkrumbohen sipërfaqe të mëdha pyjesh

LEXO EDHE:  Mbyllja e lokaleve të natës/ Pipero: Virusi nuk ka fasha orari, muzika të shëron si dielli

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Arbërit

Aksident më pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme tek rruga e Arbrit.

Behet me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

Viktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Zjarr në një banesë në Devoll/ S’ka të lënduar

LEXO EDHE:  Zjarr në një banesë në Devoll/ S'ka të lënduar

Sakaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy automjete në Korçë/ Tre të lënduar

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen10 në Korçë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ata janë dërguar menjëherë në spital. Sakaq dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë./CNA.al

LEXO TE PLOTE