Connect with Us

Aksident në qendër të Elbasanit/ Makina përplas keq këmbësoren

Kronika

Aksident në qendër të Elbasanit/ Makina përplas keq këmbësoren

Publikuar

-

E rëndë në Tiranë/ Bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit fëmija i mitur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se një makinë ka përplasur keq një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.

Nga informacionet paraprake, raportohet se bëhet fjalë për një të moshuar, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Durrës/Plagosen tre persona

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Bie nga lartësia e banesës/ 60-vjeçari ndërron jetë në vend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë rreth orës 17:40 të pasdites.

Shtetasi me iniciale B. Sh. raportohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar menjëherë jetë.



Ende nuk bëhet e ditur nëse 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete në Durrës/ Plagoset shoferi dhë fëmija i tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull.

Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin me iniciale E. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F.K., si dhe fëmija i tij, i cili ndodhej pasagjer në makinë.

LEXO EDHE:  Autobusi bie 213 metra në humnerë/ 44 të vdekur

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shqipëri/ Klodiana Lala kritika Policisë



Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gazetari: Po lirojnë Klement Balilin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elton Qyno, ka ngritur alarmin se Klement Balili, i dënuar për krime të rënda, po lirohet nga burgu.

Qyno tregon se ai pasi përmes disa ‘marifeteve’ arriti të ndryshojë sigurinë e burgut, ndersa pak ditë më parë ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

“Klemend Balili, i konsideruar nga mediat Greke si “Eskobari i Ballkanit”, u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 10 vite burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Pavarësisht, se sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve, ky dënim duhej të kryhej në një burg të sigurisë së lartë, nëpërmjet marifeteve nga jashtë burgut, Balili, arriti të bindte gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ishte i sëmurë dhe duhej të vuantë dënimin në një sektor burgimi të sigurisë së zakonshme.

Balili ndryshoi sigurinë e burgut, në muajin Korrik 2021.



LEXO EDHE:  Shkodër/ Kapet i dënuari për “vjedhje me armë”

LEXO EDHE:  Autobusi bie 213 metra në humnerë/ 44 të vdekur

Ndërsa tashmë, sërisht që prej datës 28 Tetor 2021, ka shkuar me një kërkesë tjetër në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

E sigurisht që nuk besoj të ndodhë e kundërta. Deri para Vitit të Ri, gjyqtarja do ja ketë plotësuar këtë kërkesë, Balilit.

E thoni pastaj si lirohen kaq shpejt, këta që meren me trafik droge.

Ja pra si lirohen, se nuk bëjnë shkencë jo…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE