Connect with Us

Aksident masiv në aksin Librazhd-Elbasan/ Plagosen tre persona

Kronika

Aksident masiv në aksin Librazhd-Elbasan/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Babë e bijë përfundojnë në kanal

Një aksident masiv ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Labinot, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Mësohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur tre persona.

Raportohet se ata janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit dhe identiteti i të plagosurve. Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunonte djalin dhe gruan/ Arrestohet efektivi i policisë

Publikuar

-

Nga

I dënuar me pesë vite burg në Itali/ Arrestohet 43 vjeçari në Durrës

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie në Laç, me dyshimin për dhunë në familje.

Në pranga është vënë shtetasi n N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallëzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.

“Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Shkodër/ Mjekja tregon çfarë ndodhi në Spitalin Psikiatrik: Nuk është rasti i parë

Publikuar

-

Nga

Mjekja e spitalit psikiatrik të Shkodrës Mirela Gjokaj ka folur për rastin e  dhunimit të infermierit nga një pacient i shtruar për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Në një prononcim për abcneës, Gjokaj ka deklaruar se i riu 25-vjeçar është shtruar në gjendje të rënduar dhe pas ndërhyrjes mjekësore ka shfaqur shenja përmirësimi.

Një orë më pas, ai është përkeqësuar sërish dhe ka shfaqur shenja agresiviteti duke sulmuar personelin dhe duke rrëzuar objekte.

Mjekja thekson që ky nuk është rasti i parë që përballen me një situatë të tillë, kjo pasi në spital mungojnë dhomat e izolimit për pacientë në gjendje të rënduar.

“Konkretisht tek ne ka ardhur për t’u hospitalizuar një djalë 25-vjeçar i cili ishte në gjendje të rëndë të shëndetit mendor. Ka ardhur i shoqëruar nga ambulance dhe forcat e rendit. I kemi bërë ndërhyrje mjekësore por tek ne mungon dhoma e izolimit. Rasti një orë pas marrjes së terapisë, është axhituar përsëri dhe ka sulmuar stafin.

Ka vazhduar më tej duke shprehur agresivitetin e tij kundrejt ambienteve të spitalit, ka tentuar të thyejë xhamat e makinave të parkuara jashtë. Kanë reaguar menjëherë forcat e rendit. Ai është dërguar në psikiatrinë e QSUT-së.

Infermieri është mirë por të gjithë si staf jemi të traumatizuar. Përballja me sulmin dhe agresionin është një traumë më vete. Ka pasur edhe raste të tjera. Te ne qëndron problemi i infrastrukturës. Nuk kemi mjete të mbrohemi nga këto forma të axhitimit”, u shpreh mjekja.

Video-Dyshemeja e larë me gjak / I droguari  terrorizon spitalin psikiatrik

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga skela punëtori/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një punëtor ka rënë nga skela e katit të dytë teksa punonte në një banesë.

Mësohet se i plagosuri është 59 vjeçari, i identifikuar si R.L.

Ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 59 vjeçarit.

LEXO TE PLOTE