LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Adrola Dushit nuk i mbajnë më nervat/ Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit…

30 Gusht 2020, 09:01, Lifestyle CNA
Adrola Dushit nuk i mbajnë më nervat/ Do të flas sot për

Modelja Adrola Dushi prej një kohe të gjatë është zhvendosur në Amerikë, nga ku po vazhdon edhe karrierën e saj.
Prej një kohe të gjatë, në media është folur për një lidhje të mundshme me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin. Madje u përfol se për shkak të lidhjes mes tyre, Adrola do zhvendosej në Prishtinë.

Duket se këto thashetheme e kanë mërzitur Adrolën, e cila ka reaguar e revoltuar përmes një postimi në Instastory. Ajo shprehet se asnjëherë nuk ka reaguar në lidhje me shkrimet e ndryshme që bëhen në portale, por duke qenë se po përsëritet gjithmonë e njëjta histori, ajo ka vendosur të flasë për herë të parë dhe të fundit në lidhje me zërat që janë krijuar për të.

Adrola bën të ditur se që në momentin e parë që u zhvendos drejt Amerikës, nuk e ka menduar asnjëherë që të largohet prej aty për asnjë arsye. Sipas saj, gjithçka çfarë shkruhet është e gjitha një fantazi dhe larg realitetit të saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga