LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ndihmon ngrënia e karotave për të parë qartë natën? Britanikët e shpikën si mit për t’u fshehur gjermanëve përdorimin e radarëve

30 Gusht 2020, 07:27, Blog CNA
A ndihmon ngrënia e karotave për të parë qartë

Nëse keni besuar ndonjëherë se ngrënia e karotave, do t?ju ndihmojë që të shihni në errësirë, atëherë jeni mashtruar në mënyrë retrospektive nga një grup nëpunësish britanikë të viteve vitet 1940.Konsumi i tyre u propagandua nga zyrtarët britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shmangur vëmendjen e gjermanëve nga përparimet e Britanisë së Madhe në teknologjinë e radarëve që gjurmojnë avionët.

Sipas këtij narrative, arsyeja zyrtare se përse Forca Ajrore Mbretërore ishte kaq shumë e suksesshme në goditjen e forcës ajrore gjermane, apo sulmet e Luftëaffe gjatë natës, kjo ndodhi pasi pilotët e saj po konsumonin shumë karota. Në këtë mënyrë spiunët e Hitlerit nuk dyshuan për ndonjë përparim të britanikëve në teknologjinë e radarëve.

Fushata publicitare për lavdërimin e vlerave të veçanta të karotave, u krijua pra kryesisht për të mashtruar qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, por edhe cilindo në Rajhun e Tretë.Kur Franca u pushtua në vitin 1940, britanikët mbetën të vetëm në luftën ndaj gjermanëve.
Ata humbën lidhjet tregtare me perandorinë e tyre të gjerë, për shkak të sulmeve të nëndetëseve gjermane.Ushqimi i qytetarëve ishte jetik për të siguruar mbështetje për luftën, por importet e ushqimeve po bëheshin gjithnjë e më të vështira.Ndërkohë moti në Britani është shumë i përshtatshëm për kultivimin e karrotave.

Por kishte një problem; konsumatori britanik nuk i preferonte shumë. ?Karrotat nuk qenë
një perime shumë e njohur para Luftës së Dytë Botërore. Ajo cilësohej si një perime që konsumohej kryesisht nga të varfrit?- thotë Xhon Stolarzik, kurator i Muzeut Botëror të Karrotave.
Gjithsesi, prodhimi britanik i karotave gjatë luftës u rrit me 300 për qind.Në kushtet e pakësimit të furnizimeve ushqimore, qeveria ishte e interesuar të ndryshonte qasjen e publikut ndaj karotave. ?Qeveria promovoi shumë konsumin e karrotave, kryesisht pasi ato mund të prodhoheshin në vend, dhe ishin një zëvendësues i vlefshëm i ushqimeve të tjera që shpërndaheshin me racion?-shpjegon më tej Stolarzik.

Prandaj, qeveria e kryeministrit Uinston Çërçill, zgjodhi t?i thoshte publikut një gënjeshtër të bardhë.Në shumë rrugë u zgjitën postera, ku promovohej vetia e veçatë e karotës, ajo e shikimit edhe në errësirën e natës, duke e lidhur këtë me sukseset e Forcave Ajrore Mbretërore ndaj gjermanëve.
Ndërkohë në realitet, pilotët e Forcave Ajrore Mbretërore ishin kaq efektivë në misionet e natës, për shkak të radarëve që kishin në bordin e avionëve të tyre. Por ashtu si gënjeshtrat më bindëse, propaganda kishte edhe një apo dy të vërteta.

Së pari, karrotat përmbajnë nivele të larta të beta-karotenit dhe luteinës, antioksidantë që trupi i përdor për të prodhuar vitaminë A. Kjo vitaminë, e ndihmon syrin ta shndërrojë dritën në një sinjal që mund të dërgohet në tru për përpunimin e imazhit, sidomos në rastet e ndriçimit të dobët?- thotë Dr.Emili Çju, zëvendësdrejtoreshë e Institutit Kombëtar të Syve në Merilend, SHBA.

Kjo do të thotë se karrotat mund të ndihmojnë në përmirësimin e shikimit të dikujt që ka mungesë të vitaminës A, por nuk do t?i ndihmojë njerëzit që kanë tashmë nivelet e duhura të vitaminës A, për të pasur një shikim më të mirë. Për më tepër, kornea (pjesa e jashtme e syrit) mund të dëmtohet nëse një person ka mungesë të vitaminës A.
Së dyti, shkencëtarët britanikë kryen eksperimente për të parë nëse karotat mund të përmirësonin shikimin e pilotëve natën, thotë Stolarzik, por ato studime nuk zbuluan ndonjë gjë me rëndësi. Pra ishte teknologjia e radarëve në bordin e avionët luftarakë britanikë, ajo që u dha atyre avantazhin ndaj gjermanëve, dhe jo dieta ushqimore e pilotëve./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga