Kronika
Zjarri “përpin” disa hektarë pisha/ Ndërhyhet me helikopter në Patos, Mallakastër dhe Roskovec

Disa vatra zjarri janë regjistruar në zonën e fshatit Drenie mes 2 bashkive Roskovec dhe Mallakastër dhe në Patos.
Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka djegur disa hektarë me pisha.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të terrenit të thyer, ndaj është dashur të ndërhyhet me helikopter.
Forcat e Armatosura kanë nxjerrë në terren helikopterin “Cougar”, i cili po punon për vënien e flakëve nën kontroll.
Ndërkohë, raportohet se zjarri ka përfshirë pyllin prej tre ditësh dhe rrezikon disa banesa të banorëve aty pranë./ CNA.al