Connect with Us

Zgjedhjet në SHBA/ Dallimet e politikës së jashtme tek dy kandidatët presidencialë

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Dallimet e politikës së jashtme tek dy kandidatët presidencialë

Publikuar

-

Zgjedhjet në SHBA/ Dallimet e politikës së jashtme tek dy kandidatët presidencialë

Kuvendi Kombëtar Republikan e portretizoi Presidentin Donald Trump si një komandant të fortë që mposht armiqtë dhe që kërkon më shumë aleatë. Kundërshtari i tij, ish nënpresidenti Joe Biden, thotë se do të qëndrojë përkrah aleatëve amerikanë dhe jo diktatorëve. Zëri i Amerikës sjell këtë analizë mbi vizionin e paraqitur nga të dy kandidatët për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën.

Në fjalimin e tij të pranimit në Kuvendin Kombëtar Republikan, Presidenti Donald Trump argumentoi se kundërshtari i tij, i emëruari demokrat për president Joe Biden, është një udhëheqës i dobët që do të shkatërrojë vendin.

“Joe Bideni e kaloi karrierën e tij duke larguar në vende të tjera ëndrrat e punëtorëve amerikanë, duke dërguar në vende të tjera vendet e tyre të punës, duke hapur kufijtë dhe duke dërguar djemtë dhe vajzat e tyre për të luftuar në luftëra të pafundme të huaja”, tha Presidenti Trump.

Gjatë Kuvendit Kombëtar Demokrat, Bideni, nënpresident gjatë administratës Obama, e portretizoi Trumpin si një udhëheqës të rrezikshëm që e ka shkatërruar pozicionin e Amerikës në botë. ​

“Unë do të jem një president që do të qëndrojë me aleatët dhe miqtë tanë dhe do t’ua bëjë të qartë kundërshtarëve tanë, se ditët e afrimit me diktatorët kanë mbaruar. Nën presidentin Biden, Amerika nuk do të bëjë një sy të verbër ndaj pagesave ruse për të vrarë ushtarë amerikanë”, tha zoti Biden.

Platforma e politikës së jashtme të demokratëve kundërshton ” luftërat pa mbarim”, propozon më pak shpenzime për mbrojtjen kombëtare dhe kritikon praktikat tregtare të Kinës.

Republikanët nuk formuluan një platformë këtë vit, por thanë se mbështesin njëzëri vizionin e presidentit Trump për marrëdhëniet me jashtë.

Partia Republikane vazhdon të mbështesë politikën e jashtme të Presidentit Trump, të cilën ai e përmbledh me parimin “Amerika e Parë”, një parullë që u bë popullore gjatë fushatës së tij në vitin 2016. Synime të tjera të politikës së jashtme: “sjellja e trupave amerikane në atdhe” dhe “dhënia fund e varësisë tek Kina”.

LEXO EDHE:  Vdekja e Sulejmanit, ka nxitur një luftë të ashpër për pushtet në Iran

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përgëzoi politikën “Amerika e Para” të Presidentit Trump.

“Mund të mos e ketë bërë atë popullor në çdo kryeqytet të botës, por ka funksionuar”, tha ai.

Demokratët paraqitën republikanin Colin Powell, ish sekretarin e Shtetit nën administratën Bush në kuvend, i cili tha se zoti Biden do të kujdeset për trupat amerikane.

“Kjo vjen nga përvoja që ai ndan me miliona familje ushtarake, duke e dërguar djalin e tij të dashur në luftë dhe duke iu lutur Zotit që ai të kthehej në atdhe i sigurt”, tha zoti Powell.

Fjalimi i presidentit Trump u përqëndrua kryesisht tek Kina në kontekstin e pandemisë, marrëdhënieve tregtare dhe vendet e punës, duke pretenduar se Pekini do të zotëronte Shtetet e Bashkuara nëse Joe Bideni do të zgjidhej president.

“Republikanët po theksojnë faktin se kush është më i rreptë dhe kush mund të jetë më i ashpër ndaj Kinës. Demokratët po theksojnë faktin se kush mund të jetë më i efekshëm në konkurrencën me Kinën. Kjo nuk arrihet me fjalime luftarake, fyerje dhe akuza të zhurmshme. Kjo arrihet me përdorimin e forcës amerikane, rritjen e konkurrencës tonë, duke punuar me aleatët dhe duke përdorur diplomacinë për të menaxhuar konkurrencën në mënyrë efektive në shërbim të interesave amerikane, në atë që do të jetë një konkurrencë afatgjatë, e fuqishme dhe me kosto të lartë me Kinën”, thotë Robert Daly me qendrën Wilson.

Ndërsa të dy kandidatët paraqitën qëndrime të ndryshme, politika e jashtme nuk është një faktor vendimtar në zgjedhje.

“Rrallë herë politika e jashtme është faktori i parë, i dytë apo i tretë për zgjedhjen mes votuesve përveçse në kohën e luftës. Tani shqetësimet e mëdha kanë të bëjnë me COVID-in, me ekonominë dhe shqetësimet për karakterin, për llojin e udhëheqjes që do të shohim përpara, nën një administratë Trump apo administratë Biden”, thotë William Howell me Universitetin e Çikagos.

Megjithatë kandidatët pritet ta diskutojnë atë gjatë debateve në shtator, përfshirë çështjen e ndërhyrjes së huaj në zgjedhjet e nëntorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Fatma Haxhialiu “qan hallet” me Bashën/ Rama arrogant dhe bullizues

LEXO EDHE:  “Qejfi ha kumbulla të tharta”/ Balla i përgjigjet Bashës për zgjedhjet e parakohshme

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

BE: Rusia po përpiqet të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore

Publikuar

-

Nga

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigjet më fuqishëm agresionit rus ndaj Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi përfundimtar i Moskës është të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore.

Paralajmërimi vjen në një raport të shkruar nga zyra diplomatike e BE-së, që u shpërnda në fillim të kësaj jave midis vendeve anëtare të BE-së dhe u rishikua nga Radio Evropa e Lirë.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Konflikti në këtë zonë ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur mbi një milion.

Së voni, Rusia po ashtu ka vendosur mbi 100,000 trupa dhe armatim të rëndë në rajonet kufitare me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar dhe fituar mbështetjen e Perëndimit përballë kërcënimeve ruse dhe Moska përfundimisht i ka tërhequr disa nga forcat e saj.

Dokumenti i BE-së, i parë nga REL dhe i quajtur “Dokumenti i opsioneve: Veprimet e BE-së për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të mëtejshëm potencial”, rekomandon një seri hapash që blloku mund t’i ndërmarrë, përfshirë ndihmën për Ukrainën, për të ulur varësinë e saj energjetike nga Rusia, dhe mbështetjen për përpjekjet e Kievit “për të trajtuar kërcënimet hibride, përfshirë luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe dezinformimin”.

LEXO EDHE:  “Qejfi ha kumbulla të tharta”/ Balla i përgjigjet Bashës për zgjedhjet e parakohshme

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi në çdo hap të rrugës me Shqipërinë

Dokumenti u lëshua nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm. Ai po ashtu paralajmëron se Moska po përpiqet të përvetësojë zona të Ukrainës lindore, që janë pjesë e rajonit të Donbasit, duke organizuar zgjedhje të paligjshme dhe duke lëshuar pasaporta për vendasit.

Dokumenti bën thirrje për të ndihmuar Ukrainën edhe në përpjekjet e saj për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, në mënyrë që të shmanget dobësimi i mëtejshëm i vendit nga kriza e zgjatur shëndetësore dhe socio-ekonomike.

Dokumenti pritet të zyrtarizohet nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm në javët e ardhshme./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani takon presidentin slloven/ “Kufijtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 2008”

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se një orë takim me presidentin slloven, Borut Pahor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pret nga Sllovenia që të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe arsimit. Në lidhje me kufijtë e Kosovës, znj. Osmani ka thënë se ata janë përcaktuar në vitin 2008, ndaj tani duhet të diskutohet për çështje aktuale.

“Kufijtë tonë janë përcaktuar në vitin 2008. Kosova do të ulet në tavolinë për të trajtuar tema që janë të rëndësishme për vendin tonë”, tha ajo.

Vjosa Osmani dhe homologu i saj slloven kanë diskutuar për përgatitjet e nevojshme për procesin e Brdu-Brijuni dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Kosovës. Znj. Osmani ka kërkuar mbështetje për vaksinat kundërt COVID-19.

“E sigurova presidentin qe Kosova e ka prioritet integrimin evropian. Reformat që duhet të ndërmerren nuk i shohim si të imponuar por për nevojën e qytetarëve tanë. E potencuam qartë që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin të vizave. Jo që ka plotësuar kriteret, por dyfishin e tyre. Është një pritje e gjatë dhe i mbetet BE-së të mbajë premtimin. E njoftova presidentin për faktin që akoma kemi nevojë për mbështetje sa i përket vaksinave. Shpresoj qe Sllovenia që ndihmojë Kosovën, sepse siç thotë edhe populli ynë “miku i mirë gjendet në ditë të vështira”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Zayn Malik midis shumë femrave/ Kë do të zgjedhë bukuroshi?

LEXO EDHE:  Edi Paloka i bindur/ Po, do jem pjesë e kabinetit të Lulzim Bashës

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka deklaruar se do të këshillohen mbi vështrimet dhe perspektivën evropiane.

“Do të provojmë të shohim se a mund të themi diçka më optimiste sa i përket perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit. Në aspektin e paqes dhe sigurisë, në zonën e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi që të vihet deri në një qëndrim të BE-së se zgjerimi është domosdoshmëri gjeopolitike e karakterit primar. BE duhet të përshpejtojë këtë proces dhe ta shohë këtë hapësirë si tërësi”, tha ai. Euronews.

LEXO TE PLOTE