LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet situata kaotike në Kapshticë/ Makinat krijojnë radhë kilometrike, sportelet mbyllin punën

29 Gusht 2020, 17:26, Sociale CNA
Rikthehet situata kaotike në Kapshticë/ Makinat krijojnë

Pasditen e sotme është rikthyer sërish situata kaotike në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se automjetet me qytetarët që duan të kalojnë në Greqi kanë krijuar radhë kilometrike.

Pala greke ka mbyllur sportelet për ditën e sotme, duke qenë se është plotësuar kuota prej 300 personash.

Qytetarët janë detyruar të presin hapjen e sporteleve deri në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Raportohet se disa qytetarë janë akomoduar nëpër hotele, e ndërsa disa të tjerë janë detyruar të kalojnë natën në makina. Ata shprehen të indinjuar dhe presin një reagim nga autoritetet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga