LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punëtori i bashkisë ra nga pema dhe ndërroi jetë/ Gjykata lë në burg inxhinierin

29 Gusht 2020, 14:40, Kronika CNA
Punëtori i bashkisë ra nga pema dhe ndërroi jetë/ Gjykata

Gjykata ka caktuar masën ?arrest me burg? për inxhinierin Karafil Bregu, pasi dy ditë më parë punëtori i Bashkisë Shkëlqim Metkaj ra nga pema dhe ndërroi jetën.

Mësohet se avokati i tij mbrojtës është justifikuar në gjykatë me arsyetimin se inxhinieri Bregu nuk ka qenë në punë atë ditë, pasi kishte shfaqur shenja të Covid-19.

Arenc Berati tha se klimneti i tij ishte karantinura prej tre ditësh dhe i ishte këshilluar të qëndronte në banesë ndaj nuk i kishte kontrolluar punëtorët.

“Personi nuk ka qenë ditën e ngjarjes në punë se ka pasur shenjat e COVID, ka marrë trajtim në urgjencën e spitalit. Ka ndodhur ngjarja, ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës, e kanë telefonuar dhe i kanë thënë të vish në polici. Ky person nuk duhet të lëvizte ndërkohë, prokurori ka kërkuar burg. Ne do të apelojmë vendimin e gjykatës, brenda 5 ditëve”, deklaroi avokati.

Por pavarësisht këtij arsyetimi, gjykata ka ënë në burg Karafil Bregun./ CNA.al

Lajmet e fundit nga