LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuesit nuk respektojnë masat/ Policia “thyen” demonstratën

29 Gusht 2020, 11:35, Kosova & Bota CNA
Protestuesit nuk respektojnë masat/ Policia “thyen”

Protestuesit nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të respektuar masat e mbrojtjes ndaj Covid-19.

Pas kësaj policia në Berlin ka lajmëruar se do të shpërndajnë demonstratën. “Për fat të keq nuk kemi zgjidhje tjetër”, shkruajnë autoritetet në Tëitter.

Të gjitha masat e marra më parë nuk janë respektuar nga protestuesit dhe kjo ka bërë që policia të ndërhyjë në shpërndarjen e grumbullimit.

Rezoluta tashmë do të shpallet përmes altoporlantit. Pak më parë policia kishte kërkuar nga demonstruesit që të mbanin maskat përndryshe nuk do të lejonte vazhdimin e demonstratës.

Policia ka bërë me dije pak më parë se 18 mijë protestues kanë vërshuar në rrugët e Berlinit për të kundërshtuar masat e marra nga qeveria për politikat ndaj Coronavirus./ CNA.al

Lajmet e fundit nga