LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen tre makina në Korçë/ Plagoset drejtuesi i njërit prej mjeteve

29 Gusht 2020, 13:28, Kronika CNA
Përplasen tre makina në Korçë/ Plagoset drejtuesi i

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Dishnicë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Mësohet se tre makina janë përplasur rreth orës 14:15 dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i tij apo shkaqet e aksidentit.

?Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A;  mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës?, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga