LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtari i famshëm latin tregon për luftën me Coronavirus: “Humba shpresën, kam vuajtur”

29 Gusht 2020, 10:00, Lifestyle CNA
Këngëtari i famshëm latin tregon për luftën me

Këngëtari i famshëm latin, J Balvin ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e tij të vështirë  dhe luftën me Covid-19. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka treguar se në momentin që ka kuptuar se ka patur të gjitha simptomat ka humbur shpresën duke përjetuar momente ankthi.

Edhe pse tani është në gjendje të mirë shëndetësore, J Balvin ka treguar se është shumë i kujdesshëm dhe këshillon ndjekësit të jenë dhe ata të kujdesshëm për veten dhe familjarët e tyre.

?A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua?- ka shkruar J Balvin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga