LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halli i Lulit me Jozefina Topallin

29 Gusht 2020, 09:56, Politikë CNA

Republika e re e Lulzim Bashës ka filluar një proces që në vend të ishte një fletë lavdërimi dhe simboli i asaj që shpreson Lulzim Basha për të sjellë në PD, është kthyer në një farsë qesharake dhe po nxit një konflikt të brendshëm Brenda Partisë Demokratike, krejtësisht të panevojshëm.

Janë propozuar gati 4 mijë emra dhe 3 100 prej tyre janë hequr me një të rënë të lapsit.

Pse u hoqen këta emra? Cilat ishin standartet që u përdoren? Askush nuk e di, thjeshtë dhe vetëm janë hequr. Janë lënë 935, për të shkuar më pas në rreth 300 emra, të cilët do të votohen në bazë.

Demokratët votuan katër mijë, Luli iu çon më pak se 10% të totalit të propozuar.

Në këtë proces kaq qesharak, është përfshirë në mënyrë meskine dhe jo pa qëllim, emri i ish-nënkryetares së PD-së dhe ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Cili është halli i Lulit me Jozefinën?

Misionin për t?u përplasur me Jozefinën, ditët e fundit e ka marrë analisti gjithollog Agron Gjekmarkaj, i djathti I stimuluar nga benefitet e dhëna nga PD-ja në institucione, Agron Gjekmarkaj.

Ky I fundit me dëshirën dhe pasionin për të bërë militantin e Lulzim Bashës, që shpërblimi të jetë një mandate deputeti, ka filluar të nxisë debate dhe të japë ide në opinionin publik në lidhje me hallin e madh që ka Lulzim Basha. Më i madhi hall i këtyre shtatë viteve duket se ka qënë, është dhe do të ngelet Jozefina Topalli.

Agroni tregoi atë që ka merak Luli, atë që ka hall ai dhe familja e tij. Nëpërmjet shkrimeve dhe daljeve të tij në media, ai akuzoi Zonjën Topalli se po i shërben Edi Ramës duke mos pranuar të plotësonte formularin e kërkuar nga Luli.

Por, po vetë Agron Gjekmarkaj a e ka plotësuar formularin?

Sepse ai vetë ka deklaruar se e refuzon mbushjen e një formulary të tillë, që është i turpshëm dhe fyes. Një formular tallës për të gjithë ata që e plotësojnë. Gjoja për standard të reja demokratike. Një formular të cilin as vetë Lulzim Basha nuk e plotëson dot, se po e plotësoi nuk mund të kandidojë për shkak të skandaleve në SHBA dhe financimin mbi 1 milion dollar, për të lobuar në DASH dhe për të bërë një foto me presidentin Amerikan, Donald Trump.

Apo për shitjen e detit? Apo për proçedurën qesharake të drejtësisë në lidhje me Rrugën e Kombit? Një aferë korruptive që ende ka ngelur e hapur.

Dhe vetë Agron Gjekmarkaj që për muaj e vite shkruante në lidhje me këto fakte, që e konsideronte Lulin ?peng? të kunatit të tij, tani thotë se Jozefina duhet të plotësojë formularin se në të kundërt i shërben Edi Ramës.

Po Agron Gjekmarkaj që nuk ka pranuar ta plotësojë formularin, kujt i shërben?

Edhe Goni po I shërben Edi Ramës, duke nxitur përçarje në PD, duke nxitur debate publike të panevojshme.

Një formular që është kthyer tashmë në një instrument tallës dhe qesharak, kaq i panevojshëm sa disa të mjerë që duan karrige deputeti, po e marrin seriozisht dhe sulmojnë të tjerët, edhe kur nuk e firmosin vetë.

Pra, mjafton që ata të mos e firmosin, të mos e plotësojnë dhe janë gati të bëjnë gjithçka.

Agroni e quan shërbim ndaj Ramës mosplotësimin e formularit nga Jozefina, ndërsa vetë kur e refuzoi nuk thotë se po I shërben Ramës. Dhe pa dashje na tregoi hallin e madh që ka Lulzim Basha.

Kur me katër mijë emra nuk u publikuan asnjë prej tyre dhe nga 935 emrat e selektuar në fund u publikua vetëm emri i Jozefinës. As Agron Gjekmarkajt nuk i doli emri. Por, ai e nxori vetë dëshirën e tij për t’u bërë deputet, duke sulmuar Jozefinën për llogari të familjes së Lulzim Bashës.

Mesa duket po përdorin Agron Gjekmarkajn, që në fund Luli të justifikohet dhe të thotë se Jozefina nuk u kandidua pasi nuk e plotësoi formularin. Por, edhe Goni që nuk e plotësoi do jetë i pari në lista.

Dhe kjo përse?

Me një qëllim të vetëm, për të zgjidhur hallin e Lulit.

Duke qënë se Jozefina Topalli po kërkohet që të kandidojë në emër të PD-së nga jugu në very së bashku me pjesën e senatorëve të PD-së, përjashtuar në mënyrë të turpshme nga lista në vitin 2017, Luli kërkon të ketë një zgjidhje.

Refuzimi i bërë nga Jozefina Topalli publikisht, iu dha të kuptonin Lulit dhe të tijve se ka shumë të tjerë që nuk do ta plotësojnë këtë formular dhe do ta refuzojnë hapur. Dhe atëherë u gjet Agroni që të hidhej në sulm për të justifikuar atë që kishte ndodhur. Dhe zgjidhja është një dhe vetëm një. Publikohet emri i Jozefinës, e sulmojmë atë pikërisht nga njerëz të cilët për vete nuk pranojnë të firmosin formularin, por mund të kalojnë. Mjafton t?i bëjnë shërbimin e radhës Lulit, familjes. Por, hallin e tij vështirë se e zgjidh dot.

Tani nuk ka ngelur gjë tjetër, veçse Luli ta thërasë Agronin dhe t?i thotë je i pari në qarkun e Lezhës, ti je udhëheqësi i fushatës, apo i treti në vend të grave, të cilat e kanë të sigurtë pozicionin e tyre në listë.

Do pranojë të kandidojë i treti, si një grua, apo si udhëheqës në listë të sulmojë Jozefinën, kjo ngelet për tu parë në vijim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga