LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen provat/ Bie “maska" e Veliajt, si e ktheu Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave

28 Gusht 2020, 08:27, Politikë CNA
Zbulohen provat/ Bie “maska" e Veliajt, si e ktheu Tiranën

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një publikim të ?Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar?, ku ndër të tjera thuhet se firmat e ndërtimit në Tiranë në periudhën 2017-2019 kanë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se këto janë prova të pakontestueshme se Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

?Ajo ç?ka kemi thënë prej vitesh se Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave, tashmë faktohet me prova të pakontestueshme. Maska dhe fasada e Veliajt dita ditës po rrënohet, duke nxjerrë në pah profilin e frikshëm të një politikani të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar, peng i trafiqeve dhe aferave korruptive dhe një barbar në qasje ndaj trashëgimisë kulturore e memories së kryeqytetit!

Për më tepër ju ftoj të lexoni me detaje raportin: ?Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut?, një publikim i ?Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar? (Global Initiative against Transnational Organized Crime) dhe i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme Norvegjeze.

Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Sipas raportit, nga 141 kompani që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa më të larta sesa 6 kate midis 2017 dhe 2019, 59% e tyre nuk kishin kapacitetet financiare për t?i përfunduar ato. Sipas bilanceve të tyre, kompanitë kishin të ardhura minimale dhe nuk kishin as asete dhe hua dhe as kompani të lidhura, që do tu mundësonin të bënin një investim të tillë.

Në fund të vitit 2019, çmimi mesatar i apartamenteve të banimit në Tiranë arriti pak më shumë se 1000 ? për metër katror. Kjo paraqet një normë prej 16% të rritjes nga viti 2016, kur filloi bumi i paligjshëm i ndërtimit. Niveli i çmimeve është më i lartë sesa mund të besohet, në një vend ku të ardhurat mesatare mujore janë 420 ?. Databaza globale e kostos së jetesës Numbeo i jep Tiranës një raport çmim-të ardhurash të barabartë me ato të Milanos, Mynihut dhe Moskës.

Vlerësimet e fundit nga organet ndërkombëtare sugjerojnë që qeveritë në rajon po ndërmarrin në mënyrë aktive veprime për të zvogëluar mbikëqyrjen nga institucionet e pavarura, dhe të reduktojnë përpjekjet për transparencë dhe përgjegjshmëri. Kjo përfshin sulmin ndaj mediave të pavarura dhe mbylljen e hapësirës për shoqërinë civile.?-shkruan Këlliçi./ CNA.al

Raporti: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet nuk justifikojnë burimet financiare/ U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet

Lajmet e fundit nga