LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“O kryemashtrues, nxjerr familjet që po vdesin për bukë”/ Ramës i dështon propaganda, “masakrohet” nga qytetarët

28 Gusht 2020, 09:17, Politikë CNA

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke publikuar një video, që sipas tij tregon një nga punët e ?mëdha? që pretendon se po bën qeveria e tij.

Në videon e publikuar nga Rama mëngjesin e sotëm, pretendon se po tregon zhvillimin e sektorit të bujqësisë gjatë qeverisë së rilindjes.

?Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga fshati mes të shkuarës e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë?-shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente dhe kritika të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk i besojnë më propagandës boshe të tij.

Qytetarët shprehen se projektet janë vetëm HD me kompjuter, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Po ashtu disa qytetarë ngrejnë shqetësimin për braktisjen e fermerëve dhe sipas tyre prodhimet ose mbesin pa shitur ose shiten nën kosto.

?Mirmengjes !Shqiperia punon tokën por prodhimet po shiten nën kosto. Edhe pse jane cilesia e pare qepa dhe patatja kanë ngelur pa shitur ne Korcë. Dhe ato pak qe po shiten, cmimi i tyre eshte 50 lek te vjetra nen kosto. Ështe viti i dyte rresht ky qe qepa dhe patatja po ngelet pa shitur?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar shrkuan ?Vetem ne sistemin komunisti me koperativa bujqesore jepeshin pamje te tilla dite per dite per te treguar arritjet e medha qe as buken e misrit nuk realizonin dot. Propagande e madhe per ndertimin e socializmit qe su ndertua kurre boll me kete propagande se seshte merite e qeverise por e vete popullit?.

Ndërsa një qytetar tjetër shkruan ?Hahahaaa. ?Arritje? e madhe. Sa e sa te tilla jane reslizu nga ?arkitekti? i rilindjes por ne 3D ama. Bravo!?

Gjithashtu një qytetar shkruan ?O kryemashtrus ,mos nxierr gjera pa lidhje ,por nxierr familjet qe po vdesin per bukë?.

Më poshtë disa nga komentet:

Lajmet e fundit nga