Connect with Us

Tregu i televizioneve 2019/ Surprizon A2 CNN

Ekonomi

Tregu i televizioneve 2019/ Surprizon A2 CNN

Publikuar

-

Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore në Shqipëri pësuan një rritje të lehtë gjatë vitit 2019 pavarësisht vështirësive ekonomike të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Të dhënat e bilanceve të tyre të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se 3 prej tyre e mbyllën vitin e kaluar me humbje ndërsa surpriza e tregut rezultoi televizioni i ri A2.
Të ardhurat e nëntë televizioneve kryesore pa pagesë në Shqipëri arritën në 4.3 miliardë lekë gjatë vitit 2019, me një rritje të lehtë prej 5% në krahasim me një vit më parë, në një kohë kur tregut mediatik kryesor në Shqipëri iu shtuan dy televizione të reja.

Të dhënat financiare të nëntë kompanive përkatëse të televizioneve Top Channel, Klan, Vizion Plus, News 24, ABC News, Ora News, A2 CNN dhe Euronews, të analizuara nga BIRN, tregojnë se hyrja e dy televizioneve të reja, A2 dhe Euronews gjatë vitit të kaluar u shoqërua me një rritje të lehtë të tregut të reklamave ndërsa të ardhurat e televizioneve ekzistuese nuk pësuan ndryshime dramatike. Po kështu, me përjashtim të hyrjes së A2 në treg, pjesët e tregut të zëna nga kompanitë e tjera mediatike nuk pësuan ndryshime të mëdha.

Sa i përket renditjes së televizioneve për nga të ardhurat, Top Channel u rendit i pari me 32% të tregut, pasuar nga Klan me 27%. Në vend të tretë u rendit kompania Media Vizion, e cila operon televizionin Vizion Plus me 10% të tregut. Kompania G2 Media e cila operon televizionin A2CNN u rendit në vend të katërt me 9% të tregut. Televizioni tjetër i ri, Euronews, i cili operohet nga kompania Euro Balkans News, pati 46 milionë lekë të ardhura ose vetëm 1.1% të tregut.

A2CNN realizoi të ardhura në masën 388 milionë lekësh pasi ndërtoi aktivitetin duke u mbështetur në asete me vlerë 120 milionë lekë. Të ardhurat e vitit 2019 i lejuan kompanisë të realizojë një fitim modest prej 130 mijë lekësh. A2 CNN është nën pronësinë e Gener 2, një kompani ndërtimi nën pronësinë e Bashkim Ulaj, Ahmet Ulaj dhe Astrit Ulaj.

Nga të nëntë televizionet e analizuara nga BIRN, gjashtë prej tyre operojnë në formatin e lajmeve 24 orëshe dhe emisioneve të debatit ndërsa tre televizione kanë karakter të përgjithshëm dhe transmetojnë emisione dëfryese, filma apo telenovela, krahas lajmeve dhe debateve nga aktualiteti. Të gjashta televizionet informative sëbashku kishin 1.3 miliardë lekë të ardhura (rreth 11 milionë euro) ndërsa tre televizionet e tjera, Top Channel, Klan dhe Media Vizion kishin së bashku të ardhura në masën 3 miliardë lekë.

Nga të nëntë televizionet në fjalë, tre prej tyre, Vizion Plus, ABC News dhe Euronews, e mbyllën vitin e kaluar me humbje ndërsa të tjerat patën bilanc pozitiv. Fitimet më të larta u realizuan nga Top Channel në masën 180 milionë lekë, pasuar nga Klan me 171 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek dosjet gjyqësore/ Gjyqtarja prej tre muajsh nën hetim

Të ardhurat e Top Channel njohën një rritje të vogël gjatë vitit të kaluar, por kompania rezultoi me fitime të larta kryesisht si pasojë e kursimeve në shpenzime.

Nga ana tjetër, Klan pësoi një rënie të konsiderueshme në të ardhura në masën 24%, por ia doli të mbajë fitime të konsiderueshme.

Televizionet e analizuara kanë asete të përbashkëta në masën 8.6 miliardë lekë, (71 milionë euro). Rezultati neto i industrisë i shprehur në fitime në masën 71 milionë lekë, nënkupton një kthim në përqindje nga asetet në masën 0.8%. Kjo është një normë shumë e ulët që supozohet se do të shtynte drejt zvogëlimit të numrit të ndërmarrjeve që operojnë në këtë tregj, gjë që në fakt nuk ka ndodhur.

Përveç televizioneve pa pagesë, në tregun shqiptar operojnë edhe televizione me pagesë (Digitalb dhe Tring) si dhe Radio Televizioni Publik Shqiptar, i cili financohet nga buxheti i shtetit, nga një taksë specifike si dhe nga të ardhurat nga shërbimet dhe nga reklamat.

Sipas raportit vjetor të dorëzuar në kuvendin e Shqipërisë, RTSH pati të ardhura totale prej 2.5 miliardë lekësh, shifër kjo e barabartë me të ardhurat e Top Channel dhe Klan të marra sëbashku ose sa 57% e të ardhurave të të nëntë televizioneve të tjera të analizuara.

Bilancet e Digitalb dhe Scan TV nuk ishin të disponueshme në faqen e internetit të Qendrës Kombëtare të Biznesit deri në ditën e publikimit të këtij shkrimi.

Cilësia e peizazhit mediatik të një vendi vlerësohet edhe nga shkalla e larmishmërisë së këndvështrimeve që shikuesit kanë mundësi të ndjekin. Zakonisht kjo matet duke parë shifrat e shikueshmërisë së televizioneve, të nxjerra nga sondazhe të ndryshme. Në Shqipëri aktualisht nuk ka të dhëna të besueshme për shikueshmërinë e televizioneve por nëse marrim nivelin e të ardhurave si tregues të shikueshmërisë së tyre, gjatë vitit 2019, katër televizionet kryesore kontrolluan 79% të tregut.

Në vitin 2018, katër televizionet më të mëdha kontrollonin 88% të tregut. Treguesi i përqendrimit, për rrjedhojë duket se është përmirësuar, por është gjithsesi shumë larg standardeve ndërkombëtare në të cilat, kur tregu dominohet në mbi 50% nga katër operatorë, konsiderohet se vendit i mungon larmishmëria në informacion që nevojitet për funksionimin e një shoqërie demokratike.

Media në Shqipëri ka gjithashtu tipar tjetër dallues që përbëhet nga kompani nën pronësi individuale ose familjare. Shumica e kompanive të analizuara janë nën pronësi të aksionerëve me lidhje të ngushta familjare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BSH: Ekonomia ka ende nevojë për stimul të lartë monetar

Publikuar

-

Nga

Rimëkëmbja e ekonomisë do të ketë nevojë për një stimul të vazhdueshëm monetar.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e dytë të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se normat e ulëta të interesit duhet të vazhdojnë, megjithë sinjalet e përmirësimit të ekonomisë reale në tremujorët e fundit. Mbështetur në këtë konkluzion, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës mbajti normat e interesit në nivelet minimale historike, ndërsa shtyu edhe me tre muaj të tjerë aksesin e pakufizuar në likuiditet për bankat tregtare.

Banka qendrore vlerëson se nisja e vaksinimit në Shqipëri dhe jashtë vendit ka dhënë efektet e para pozitive edhe në ekonomi. Megjithëse ekonomia vazhdon të veprojë poshtë potencialeve të veta, hendeku i prodhimit ose ndryshimi midis rritjes reale dhe asaj potenciale është ngushtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga tremujori i dytë 2020, kur kriza dha goditjen më të fortë.

Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni bazë ishte në nivelin 1.5%, më i lartë se inflacioni mesatar prej 0.9% e shënuar në këtë tremujor. Kjo tregon se inflacioni i ulët gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga përbërësit afatshkurtër, që zakonisht kanë një luhatshmëri më të lartë, si për shembull ushqimet, produktet energjetike, etj.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek dosjet gjyqësore/ Gjyqtarja prej tre muajsh nën hetim

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek dosjet gjyqësore/ Gjyqtarja prej tre muajsh nën hetim

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen janë pozitive, të mbështetura nga vijimi i procesit të vaksinimit, stimuli monetar dhe fiskal, por edhe përmirësimi gradual i besimit të biznesit dhe konsumatorëve. Ekonomia pritet t’i rikthehet rritjes duke filluar që nga ky vit. Zgjerimi i aktivitetit pritet të udhëhiqet nga përshpejtimi i konsumit familjar, i eksportit të mallrave e të shërbimeve, si dhe nga investimet private në rritje. Në përgjigje të tyre, punësimi dhe pagat pritet të vijnë po ashtu në rritje, duke mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2022. Megjithëse në afatin e mesëm Banka e Shqipërisë ka pritshmëri më optimiste krahasuar me analizat e mëparshme, rreziqet në afatin e shkurtër ngelen të pranishme, Sipas raportit, rreziqet kryesore janë përkeqësimi i mundshëm i situatës epidemiologjike, vështirësi të mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare apo një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe familjeve ndaj kushteve

Në funksion të analizave më të shpeshta dhe më dinamike në kohë, duke filluar nga muaji qershor, Banka e Shqipërisë do të nisë publikimin e vrojtimeve të besimit dhe konsumatorit me bazë mujore, ndërkohë që aktualisht ky publikim bëhet me bazë tremujore./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  Nga organi i akuzës, këshilltar në KLP/ 38 vjet prokuror me dy apartamente

LEXO EDHE:  Hetoi rastin e Kosta Trebickës/ Pasuria e mjegullt e prokurorit

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Raporti/ Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim

Publikuar

-

Nga

Fondet e siguruara kryesisht nga tregtia ndërkombëtare e drogës pastrohen në sektorin e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri, raportohet në një studim të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (Global Initiative against Transnational Organized Crime – GI) për rajonin e Ballkanit “Analiza e flukseve të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”.

Raporti paraqet një tablo të detajuar të çmimeve dhe rrugëve të trafikimit të drogës dhe emigrantëve përgjatë Ballkanit Perëndimor dhe hedh dritë mbi fitimet që burojnë prej tyre, si dhe mbi vendet ku pastrohen paratë.

Sipas raportit, midis 2017 dhe 2020, Tirana përjetoi një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave. Çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017. Por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2 000 eurove për një metër katror.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit , duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro për metër katror në vitin 2017 në bregun e ujit në 1 000 euro në 1 200 euro në fillim të vitit 2021.

Sipas tabelave të raportit, Tirana është kryeqyteti me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në rajon (që arrijnë deri në 4 mijë euro për metër kator për kullat e reja, ndërsa luhaten mes 1400-2000 euro në pjesën qendrore të qytetit).

Pas Tiranës, më të shtrenjta apartamentet janë në Beograd e Sarajevë, me rreth 2,500-2,700 euro për metër katror.

Çmimet në kryeqytetin shqiptar pothuajse janë rritur me mbi 50% në krahasim me vitin 2017. Në Podgoricë, p.sh., për të njëjtën periudhë çmimet ranë me 14%, duke zbritur poshtë 1 mijë euro. Në Beograd, çmimet u rritën me rreth 30%.

Studimi citon se, ekspertët kanë argumentuar se, kjo rritje e lartë në kryeqytetin shqiptar nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose rritjen e nivelit zyrtar të ardhurat, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i cili është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme.

Në Tiranë, aktualisht janë planifikuar projekte shtesë luksoze në qendër të qytetit që nuk pasqyrojnë forcat normale të tregut.

Një agjent i pasurive të patundshme në Shqipëri ka shpjeguar se një përqindje e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze përdorin para të paligjshme dhe paguajnë me cash. Sidoqoftë, edhe kur pagesat nuk bëhen me para (por përmes sistemit financiar), ekspertët argumentojnë që verifikimi e burimit mbetet mjaft sporadik.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim anashkalon televizionet kombëtare

LEXO EDHE:  Beteja e televizioneve/ Rama dhe Basha “luftë të hapur” për audiencë

Megjithëse kërkohet që transaksione prej më shumë se 10 000 euro të bëhen përmes transfertave bankare, kompanitë e ndërtimit bëjnë të mundur ndarjen e pagesave në këste të vogla me më pak se 10 000 euro secila dhe të deklarojnë një çmim fiktiv më të ulët se ai real, duke e bërë kështu të mundur që individët të fshehin origjinën e vërtetë të parave të tyre.

Ishte e habitshme se si industria e ndërtimit vazhdoi të rritet në Shqipëri edhe gjatë pandemisë COVID-19, pavarësisht tkurrjes së përgjithshme të ekonomisë së vendit prej kufizimeve pandemike, citon raporti. Në fakt, pavarësisht pandemisë së COVID-19, INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) regjistroi nivel të lartë të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit në tremujorin e dytë të vitit 2020. Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, aktiviteti i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.

Një sasi më e vogël të ardhurash të paligjshme kanalizohet në përdorimin e bizneseve nga trafikantët nëpërmjet financimeve cash në restorante, bare, stacione karburanti dhe kompani taksish. Këto biznese janë veçanërisht të përshtatshme për të pastruar shuma më të vogla, të cilat më pas përfshihen gjithashtu në sistemin bankar.

Në të gjithë rajonin, fondet e paligjshme janë të përziera në biznese, duke i bërë ato të padallueshme nga njëri-tjetri. Anëtarët e grupeve të organizuara kriminale aktive në Malin e Zi raportohet të kenë kompani të ndryshme, si klube, restorante, furra buke, kafene, hotele dhe dyqane suveniresh, klube sportive, kompani me qira dhe shitje të automjeteve, stacione benzine dhe të regjistruara në Kotor, Cetinje, Herceg Novi, Pljevlja dhe Podgoricë.

Raporti rajonal analizon sektorët dhe pikat e nxehta ku pastrohen paratë në Ballkanin Perëndimor.

Për shembull, shumat e vogla të parave pastrohen në biznese me nivele të larta të qarkullimit të cash-it, si hotele, restorante, pastiçeri, bare dhe klube, dyqane suveniresh, benzinata, kompani taksish, palestra, pika ku shiten fruta-perimet etj. Të ardhurat e konsiderueshme furnizojnë ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme, lojërat e fatit dhe turizmin. Raporti thekson se të ardhurat e aktiviteteve të paligjshme që kryhen në rajon, pastrohen kryesisht po në rajon, ndërsa grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë duke gjeneruar të ardhura të shumta si pasojë e aktiviteteve të paligjshme (veçanërisht trafikimit të drogës) jashtë rajonit.

“Paratë e pista, të gjeneruara dhe të pastruara në rajon, po mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit”, – thotë Kristina Amerhauser, një nga autoret e raportit./Monitor

LEXO TE PLOTE