Connect with Us

“Shyqyr s’u more me shitje djathi”/ Rama ironizon Bashën për çështjen e detit: Je i madh Lul!

Politikë

“Shyqyr s’u more me shitje djathi”/ Rama ironizon Bashën për çështjen e detit: Je i madh Lul!

Publikuar

-

cna lajme politike

Kryeminstri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për çështjen e kufirit detar.

Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha të cilin e quan ‘Artist që s’ e ka shokun për të bërë sikur’.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Duma: Basha ka përgjegjësinë të mos hap “betejë” ndaj Berishës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, tha se Basha e ka përgjegjësinë që të mos e hap  “betejë” ndaj Sali Berishës.

“Është parandalimi i një dëmi të madh, unë  e shoh kështu që këtu Basha, e ka përgjegjësinë që të mos hapi në betejë ndaj Berishës, e cila nuk është as e nevojshme as maturë politike, sikur të bënte këtë do të ishte një batërdi e vërtetë.

LEXO EDHE:  Shehi merr në mbrojtje Bashën/ “Sajesë koti! Nuk ka lobim rus”

LEXO EDHE:  Basha zbulon fokusin e takimeve në Gjermani/ "Ja kushtet që duhen përmbushur për integrimin"



Duma tha se në këtë rast ka preferuar të hesht dhe të mos përfshihet në një bisedë e cila ul standardin total të familjes së saj politike.

“Unë kurrë nuk do të përfshihem në një bisedë e cila ul standardin e familjes time politike, kush do ta bëj, kjo është zgjedhje, por jo e suksesshme”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët masakrojnë Bashës/ Kërkojnë rikthimin e Berishës në krye të PD

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë me një video mesazh mbrëmjen e sotme, ku në fokus të fjalës së tij ka qenë vetingu në politikë, një nga pikat e propozuara prej tij.

Basha në mesazhin e tij thekson se çdo alibi kundër vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Por ndonëse Basha vijon të nxjerrë video e deputetë në mbrojtje të tij njëri pas tjetrit, demokratët vijojnë ta demaskojnë atë në komente.

LEXO EDHE:  Paloka: Rama nxit konflikte sociale, glorifikoi figuren e diktatorit

LEXO EDHE:  Rama vizitë në Athinë/ Ja kë do të takojë



Njëzëri, demokratët i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe dëshirojnë rikthimin e ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa e fajësojnë edhe për situatën në të cilën ndodhen.

Një komentues i shkruan se Basha është përgjegjësi kryesor që i fali Ramës të gjithë pushtetin vendor dhe qëndror. “Po pra flet kshu ti se i dhe cdo gje Rames dhe po i kerkon borxhet ime….Loje demonesh shkurtimisht”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vetingu për politikën/ Kodheli: Të kalojnë në sitë politikanët e 30 viteve

Publikuar

-

Nga

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vetingun e politikanëve.

Gjatë intervistës në emisionin “Now” me gazetaren Erla Mëhilli, deputetja e Partisë Socialiste foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

“Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë”, tha znj. Kodheli.



Sipas saj një ligj i tillë do të sillte më shumë demokraci në Shqipëri dhe u shpreh e gatshme që PD dhe PS të nisin diskutimet mbi këtë iniciativë. Deputetja e PS saktësoi që vetingu nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.

LEXO EDHE:  Meta zbulon detajet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Për çfarë debatuan Rama dhe Basha

LEXO EDHE:  Mashtrimi me “videon spanjolle”/ Ne jemi në luftë, por komandanti na ka lënë

“Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit”, deklaroi Mimi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë shtoi se pas kësaj mund të ketë veting për median dhe biznesin për të pastruar plotësisht shoqërinë shqiptare që do të sjellë një ulje të korrupsionit dhe përparim të shoqërisë./euronews

LEXO TE PLOTE