LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rriten shifrat e rasteve te reja me Covid në Itali/ 9 viktima në 24 orët e fundit

28 Gusht 2020, 15:20, Kosova & Bota CNA
Rriten shifrat e rasteve te reja me Covid në Itali/ 9 viktima në 24

Ministria e Shëndetësisë Italiane, njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1462 raste të reja pozitiv, për një total prej 264 111 të prekurish nga Covid. Qarkullimi i koronavirusit, thuhet në raport, “ndodh me frekuencë më të madhe në grupmoshat e reja, në kontekstin e rihapjes së aktiviteteve dhe heqjes së masave të bllokimit.

Shumica e rasteve të infeksionit Sars Cov-2 në Itali kanë rënë në kontakt me virusin brenda territorit kombëtar kurse 20.8% e rasteve të reja janë të importuara./CNA.al

Lajmet e fundit nga