Connect with Us

Pazari me listat/ Pse fshihen 932 emrat e kandidatëve

Politikë

Pazari me listat/ Pse fshihen 932 emrat e kandidatëve

Publikuar

-

Riciklimi i kandidatëve dhe përmbysja e komisionit të vlerësimi/ A është PD partia që duan qytetarët

Proçes i mbyllur, jo transparent dhe krejtësisht i manipulueshëm që nuk jep asnjë garanci, për një listë kandidatësh të zgjedhur nga baza.

Lulzim Basha premtoi hapje dhe transparencë, por duket se ka mbyllur në “bunker” listat e kandidatëve dhe mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Përplasjet e para kanë filluar që ditën e djeshme, kur PD deklaroi se kishte mbyllur fazën e parë dhe nga katër mijë kandidatë, kishte lënë 900 prej tyre.

Janë mbi tre mijë emra të hequr dhe askush nuk ju jep arsyen pse, thjesht komisioni ka hequr ata që ka dashur dhe si ka dashur mbi vlerësimet e tyre personale. Se çfarë vlerësimesh mund të këtë zonja Papa, apo Mark Marku për kandidatët e Vlorës bashkë me Bujar Nishanin, as Luli se kupton pa le më tej të tjerët.Profesori bën deklaratën e fortë/ Marrëveshja e detit antishqiptare, Bashën e pret burgu

Kjo është vetëm një pikë, pra mos njohja e kandidatëve nga komisioni, reputacioni dhe vlerat e kandidatit në zona të caktuara, kur janë 4 mijë nuk mund t’i njohin pesë vetë që disa prej tyre shpesh kanë qenë “armiq” të PD apo kanë përplasje të forta me bazën.

Më tej lista me 4 mijë emra nuk u propozua kurrë. As nuk u publikua në faqen zyrtare të PD. Pra, kominioni në hije në një kohë mjaft të shkurtër, me një debat shterpë publik, as emrat në total nuk i bëri të ditura për demokratët.

Nuk mjaftojnë këto fakte, por edhe dje lista ishte totalisht një gënjeshtër publike si shifra me katër mijë emra, që është një formalitet i pavlerë.

Asnjë nga emrat e kandidatëve në listë sipas qarqeve nuk u bë publike. Në Republikën e Re të Lulit nuk kanë kohë t’i kontaktojnë 900 emra dhe jo më t’i konfirmojnë dhe t’i bëjnë publike ata.

LEXO EDHE:  Investimet në aeroportin dhe stadiumin e Kukësit/ Kandidati i PD: Një javë para zgjedhjeve, s’do kenë efekt

Lista nuk është transparente dhe askush nuk jep garanci se ajo nuk ndryshohet. As Genc Ruli nuk ka më garanci, që kur u ul në “prehërin” e ngrohtë të kunatit dhe gruas së Bashës që duheshin nxjerrë për leckash jashtë nga PD.

Kush janë 900 emrat e kandidatëve? Pse fshihen? Pse nuk bëhet transparente lista për çdo qark?

Argumenti është se do ketë fazë tjetër selektimi me më shumë kritere. Por se kush janë kriterët e tjera, askush nuk e thotë.

Pse nuk u vendosën këto kriterë për të gjithë që në fillim. Që në hapat kur emrat u propozuan apo në procesin e selektimit nga komisioni jo statutor.

Lista me 900 emra do pasohet nga një tjetër me gati 300, pra dhe kjo do pakësohet tre herë. Faza e parë e pazarit kaloi. Tani fillon faza e rritjes së pazarit. Në fund lista do kalojë ne duart e familjes dhe Lulit ku shifrat do jenë më të larta se ato që u thanë në 2017. Kuptohet me pretendimin se PD është më afër pushtetit.

Transparencë nuk ka, emrat nuk publikohen, kriteret nuk dihen, ndryshohen dhe përdoren standarte të dyfishta dhe të trefishta, baza propozon, komisioni Ruli-Mustafaj-Nishani-Marku-Papa spastrojnë, çfarë është ky proces?

Pazar jo njëherë me një listë, por me tre hapa dhe tre lista, kush jep më shumë del në Top Listë, të tjerët të presin ashtu siç thoshte njoftimi i djeshëm, të vijë pushteti të kapin ndonjë llokmë, sërish po i la kunati se jo vetëm lista, por edhe emërimet nga zyra tek Sheratoni do kalojnë./ CNA.al

Zgjedhjet parlamentare/ PD mbyll fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vijon procesi zgjedhor në Kosovë/ KQZ del me njoftim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Kosovë sot (14 nëntor) qytetarët votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave, përfshirë edhe atë të kryeqytetit, Prishtinës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11 kanë votuar 7,13 për qind e votuesve.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në orën 11, kanë votuar 7,22 për qind e qytetarëve me të drejtë vote bazuar në të dhënat e ofruara nga 97 për qind e komunave.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga 97 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar është 88 mijë e 622 votues apo 7.22 për qind e votuesve nga 1,260,571 sa janë gjithsej”, ka deklaruar Radoniqi në një konferencë për media.

Më herët zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha të dielën më 14 nëntor se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Në konferencën e parë për media të KQZ-së, Elezi i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë duke dalë për të votuar.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Vendvotim në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, 14 nëntor 2021.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka votuar, ka thënë se “detyrimi qytetar për kontribuuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor”.

“Sot është ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që nesër të kenë më shumë të drejta dhe kualitet më të madh të jetës në komunat ku ata jetojnë”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas votimit se zgjedhjet komunale janë të rëndësishme, pasi “komuna është shumë e rëndësishme – në njërën anë është publikja e lagjes dhe në anën tjetër është qeliza e Republikës”.

Ai i ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre përmes udhëheqësve, të cilët do të zgjedhin.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, në një postim në Twitter ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që të mos e humbin mundësinë për të votuar.

“Mos e humbisni mundësinë për të formësuar prioritetet e komunës dhe vendimmarrjen e qeverisjes vendore”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, që po monitoron rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit në Kosovë, thotë se 97 për qind e qendrave të votimit janë dezinfektuar para hapjes, ndërsa udhëzimet se si të votohet sigurt duke respektuar masat kundër COVID-19 janë vendosur në 93 për qind të qendrave.

Në kohë pandemie Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ato lokale më 17 tetor dhe rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen të dielën më 14 nëntor.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për respektim të masave mbrojtëse, si mbajtja e maskave mbrojtëse dhe mbajtja e distancës fizike.

Në njoftimin e mëngjesit të kësaj organizate, ndërkaq, thuhet se “ashtu sikur në rundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, edhe në balotazh rreth ¼ e qendrave të votimit janë të paqasshme për personat me nevoja të veçanta.

Votojnë kandidatët për Prishtinën

Paraditen e së dielës të dy kandidatët në garën për Prishtinën, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë votuar rreth orës 9:00.

Kandidati i LVV-së, Vitia, duke ftuar qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, ka thënë se dita e zgjedhjeve është “një ditë thelbësore për demokracinë dhe shtetin – sot vendoset fati i kryeqytetit – ndaj është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në procesin e votimit”.

Edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, pasi siç ka thënë ai, “kohëra të mira për të gjithë qytetarët e Prishtinës po vijnë”.

Përveç Prishtinës, qytetarët do të zgjedhin krerët e rinj të komunave në Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe në Kllokot.

Kush me kë ballafaqohet?

Lëvizja Vetëvendosje, që udhëheqë me Qeverinë e Kosovës dhe që në zgjedhjet parlamentare të shkurtit fitoi mbi 50 për qind të votave, në rundin e parë nuk e fitoi asnjë komunë. Kjo parti përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Në zgjedhjet e rregullta lokale të vitit 2017, LVV-ja kishte fituar tri komuna: Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën.

LDK-ja në rundin e dytë garon në nëntë komuna, PDK-ja në tetë komuna, AAK-ja në pesë komuna, Nisma Social-Demokrate dhe Partia Social- Demokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Ja rezultatet në të gjitha komunat

LEXO EDHE:  “Njerëzit nuk kanë më besim”/ Politologu “dush të ftohtë” opozitës

Garat më të paparashikueshme pritet të zhvillohen në Prishtinë dhe Prizren.

Gara për Prishtinën zhvillohet ndërmjet Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje, që në rundin e parë fitoi 45.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës që fitoi 29.17 për qind të votave.



Në Prizren ballafaqohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës me 31.36 për qind të votave.

Balotazhi në Gjilan zhvillohet ndërmjet Lutfi Hazirit nga LDK-ja që mori 43.51 për qind të votave, dhe Alban Hysenit nga LVV-ja që mori 44.71 për qind të votave.

Për kreun e Komunës së Gjakovës garojnë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që në rundin e parë fitoi 45.76 për qind të votave dhe Mimoza Kusari-Lila së LVV-së me 37.20 për qind të votave.

Balotazhi në Podujevë zhvillohet ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së që në rrethin e parë mblodhi 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së që mori 44.16 për qind të votave.

Në Komunën e Gllogovcit gara zhvillohet ndërmjet Ramiz Lladrovcit të PDK-së që në rundin e parë mori me 45.50 për qind të votave dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin që mori 30.50 për qind të votave.

Komuna e Kaçanikut garën e zhvillon ndërmjet Besim Ilazit nga Partia Demokratike e Kosoës me 44.67 për qind të votave të marra në rundin e parë, dhe Jeton Rakës nga LVV-ja me 33.36 për qind të votave.

Kush me kë është në balotazh?

Dragashi në balotazh ka Bexhet Xheladinin nga LDK-ja që mori 35.69 për qind të votave dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja që mblodhi 32.56 për qind të votave.

Në Kamenicë në balotazh shkojnë Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokratike me 32.52 për qind të votave të marra nga rundi i parë, dhe Kadri Rahimaj nga LVV-ja me 31.01 për qind të votave.

Burim Berisha i LDK-së me 49.72 për qind të votave të marra në rrethin e parë dhe Enver Bajçinca nga LVV-ja me 25.58 për qind të votave, garojnë për udhëheqjen e Fushë Kosovës.

Në Istog në balotazh janë Ilir Ferati i LDK-së me 41.09 për qind të votave të fituara dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 24.49 për qind të votave.

Balotazhi në Komunën e Obiliqit zhvillohet ndërmjet Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin që mori 48.12 për qind të votave në rundin e parë dhe Halil Thaçit të LVV-së me 20.19 për qind të votave.

Në Klinë garojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 43.33 për qind të votave dhe Esat Raci nga PDK-ja me 27.42 për qind të votave në rundin e parë.

Për kreun e Rahovecit gara zhvillohet ndërmjet Smajl Latifit të AAK-së me 47.18 për qind të votave dhe Visar Korenicës nga LVV-ja me 24.84 për qind të votave të marra në rundin e parë.

Gara në Malishevë zhvillohet ndërmjet Ekrem Kastratit nga Nisma Social -Demokrate me 34.08 për qind të votave dhe Isni Kilajt të PDK-së me 28.82 për qind të votave të fituara në rundin e parë.

Në Viti në balotazh janë Sokol Haliti i LDK-së me 41.30 për qind të votave të marra në rundin e parë dhe Arsim Ademi i LVV-së me 34.50 për qind të votave.

Komuna e Junikut ka kandidatë për kryetar Agron Kuçin nga AAK-ja me 45.19 për qind të votave të marra në rundin e parë dhe Ruzhdi Shehun e LDK-së me 42.01 për qind të votave.

Në Vushtrri në balotazh janë Ferit Idrizi i PDK-së me 34.81 për qind, dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 33.82 për qind të votave.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Gara e balotazhit në Mamushë zhvillohet në mes Abdulhadi Krasniqit nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 48.92 për qind të votave dhe Arif Butuqit nga Kosova Adalet Turk Partisi me 36.95 për qind të votave.

Kllokoti zhvillon rundin e balotazhit ndërmjet Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave.

Kush fitoi në rundin e parë?

Raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Nga partitë shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës më 17 tetor fitoi më së shumti komuna, gjithsej katër: Mitrovicë e Jugut (Bedri Hamza), Ferizaj (Agim Aliu), Skenderaj (Fadil Nura) dhe Han i Elezit (Mehmet Ballazi).

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar dy komuna: Pejë (Gazmend Muhaxheri) dhe Lipjan (Imri Ahmeti). Numër të njëjtë të komunave ka fituar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Deçan (Bashkim Ramosaj) dhe Suharekë (Bali Muharremaj).

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në nëntë komuna: Mitrovicë e Veriut (Milan Radojeviq), Leposaviq (Zoran Todiq), Zubin Potok (Sërxhan Vuloviq), Zveçan (Dragisha Miloviq), Graçanicë (Liljana Shubariq), Novobërdë (Sasha Millosheviq), Shtërpcë (Dalibor Jevtiq), Ranillug (Katarina Ristiq) dhe Partesh (Dragan Petkoviq).

Sa i përket kuvendeve komunale, LDK-ja mori më së shumti vota (170,134), pasuar nga LVV-ja (168,084), PDK-ja (161,645), AAK-ja (90,863) dhe Lista Serbe (53,342).

Rundi i parë i zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe nga ekipi monitorues i Bashkimit Evropian u tha se u mbajt i qetë dhe pa incidente./REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentatet mafioze/ Ish-presidenti jep alarmin: Vrasësit me pagesë janë kthyer në një profesion të rëndomtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me situatën kriminale në vend, ndërsa shkruan se vrasësit me pagesë janë kthyer në një profesion të rëndomtë në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai i jep një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është njeriu më i papërgjegjshëm dhe më i paafti që është ngjitur ndonjëherë në karrigen e kreut të qeverisë.

Më tej, ai thekson se Rama mban peng edhe opozitën.

Prandaj, sipas Nishanit duhet shpëtuar opozita, që më pas të largohet edhe Rama.

Çdo ditë në Shqipëri atentate mafioze.

Vrasje makabre në mes të qyteteve, në mes qytetarëve që lëvizin në punët e tyre të përditëshme.

Hanë kokat e tyre” thotë njeriu më i papërgjegjshëm e më i paaftë që është ngjitur ndonjëherë në zyrën e Kryeministrit të këtij vendi!



Po kush mban përgjegjësi për vrasësit me pagesë që janë kthyer në një profesion të rëndomtë në mes të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shkodrës e Fierit ?

Po qytetarët e pafajshëm të këtij vendi e kryeqytetit që rrezikohen të humbasin jetën kur plumbat vërshojnë në pikun e mbrëmjes, mes fluksit të qarkullimit, kush duhet ti mbrojë ?

Ky i paaftë e i papërgjegjshëm në qeveri, do të vijojë ta mbajë në rrezik e terror këtë popull përsa kohë pengu i tij të mbajë peng opozitën.

Ta shpëtojmë sa më parë opozitën e këtij vendi për të bërë të mundur largimin e kësaj qeverisje që na fal veç krim, vrasje e terror çdo ditë mes nesh.

Nesër të risjellim rendin, ligjin, sigurinë, forcën e shtetit, garancitë e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

Mjaft më, me këtë llum ku na kanë zhytur një takëm korruptorësh, të paaftësh, e kllounësh që thjesht mbajnë njëri-tjetrin për ta lënë këtë vend në degradim !”-shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë/ Meta mesazh të fortë Ramës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së fortë të Ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare drejtuar qeverisë për të marrë masa konkrete për më të varfrit, më të pamundurit në kushtet kur në vend janë rritur ndjeshëm çmimet dhe pritet rritje tjetër e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se e mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues.

Meta i drejton edhe një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.

E mbështes plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare, misionarëve të Zotit, që çdo ditë janë pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor, për t’ju dhënë zë kauzave të tyre, nxitur solidaritetin, administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave të përbashkëta.



LEXO EDHE:  Investimet në aeroportin dhe stadiumin e Kukësit/ Kandidati i PD: Një javë para zgjedhjeve, s’do kenë efekt

LEXO EDHE:  Ilir Rusmali: Fati i reformës zgjedhore dhe interesat e partive

Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!”, -shkruan Meta në postimin e tij./CNA.al

Ipeshkvijtë e Shqipёrisё apel qeverisë/ Ktheni sytë nga të varfërit, merrni masa konkrete

LEXO TE PLOTE