LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga ekzorcizmi tek skandalet financiare/ Pesë sekretet e errëta të Vatikanit

28 Gusht 2020, 06:58, Blog CNA
Nga ekzorcizmi tek skandalet financiare/ Pesë sekretet e errëta

I rrethuar me mure në qytetin e Romës, Vatikani është një qytet-shtet i pavarur ku ndodhet shtëpia e Papës. Ndërkohë, Vatikani njihet edhe si Selia e Shenjtë, që është organi drejtues i Kishës Katolike. Ai është një objekt pelegrinazhi për miliona besimtarë, por nga ana tjetër bart edhe shumë mistere dhe sekrete. Ja cilat janë 5 sekretet më të errëta të Vatikanit:

Ekzorcizmi

Me përparimet e shënuara në psikologji, neuroshkencë dhe biologji, është e vështirë të besohet se Kisha Katolike merret ende me ekzorcizma. Por sipas ish-ekzorcistit Gabriele Amort, që ka kryer personalisht rreth 70.000 ekzorcizma në zyrën e tij në Vatikan, në mbarë botën ekzistojnë rreth 300 ekzorcistë, dhe 4 prej tyre punojnë në Romë.

Përveç priftërinjve që kryejnë ekzorcizma, të paktën dy nga Papët e kohëve moderne kanë kryer ekzorcizma në Vatikan. I pari u krye nga Papa Gjon Pali II në marsin e vitit 1982, mbi Franceska Fabricin nga rajoni italian i Umbrias. Gjatë ekzorcizmit, ajo u përpëlit me forcë në tokë duke ulëritur me zë të lartë.

Papa tha se do të mbante për të një meshë të nesërmen, dhe ajo me sa duket e shëroi. Franceska vazhdoi të kishte më pas një jetë normale, duke u martuar dhe pasur fëmijë. Ekzorcizmi i dytë i Papa Gjon Palit ndodhi në shtator 2000, kur një grua e zotëruar nga shpirtra të këqij ishte ulur në rreshtin e parë të audiencës javore të Papës.

Ajo nisi të ulërinte, dhe u përplas me forcat e sigurisë. Pak minuta më vonë Papa Gjon Pali bisedoi me të, e përqafoi dhe më pas kreu mbi të procedurën e ekzorcizmit. Sidoqoftë, nuk funksionoi dhe Atë Amort i bëri të nesërmen një seancë të dytë të ekzorcizmit që zgjati 2 orë. Ndërkohë në majin e vitit 2009, Benedikti XVI kreu ekzorcizëm ndaj dy burrave që ulëritnin gjatë audiencës së tij javore. Kur Papa Benedikti i bekoi 2 burrat, ata kërcyen pas 3 metra dhe u shëruan.

Papët në pension

Shumica e Papëve, qëndrojnë në këtë detyrë derisa vdesin. Kjo imponohet edhe nga dogma katolike: dorëheqja do të ishte njëlloj si një prind që heq dorë nga fëmijët e tij. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk lejohen të dorëhiqen nëse duan.

Por kjo e fundit mbetet gjithsesi një dukuri shumë e rrallë. Gjatë 1.000 viteve të fundit ka pasur 123 Papë, dhe vetëm 5 prej tyre kanë abdikuar. I pari që dha dorëheqjen ishte Benedikti IX, një nga Papët që ishte rreth 20 vjeç kur u zgjodh. Ai u detyrua të largohej nga Papati në vitin 1036, por u rikthye në detyrë vetëm disa muaj më vonë.

Por ai e kishte një problem:dëshironte të martohej. Kështu ai shiti Papatin atij që u bë pasardhësi i tij, Papa Gregorit VI, në majin e vitit 1045. Mjerisht, Benedikti u pendua shumë shpejt për aktin e tij, pasi gruaja me të cilën dëshironte të martohej nuk ishte e interesuar të martohej me të.

Ai ia doli të rimerrte titullin e Papës në nëntorin e vitit 1047, por vetëm një vit më vonë u shkishërua. Papa i dytë që dha dorëheqjen, ishte njeriu që e bleu Papatin, Papa Gregori VI, që cili dha dorëheqjen nën presionin e Peshkopëve.

I treti ishte Papa Çelestinini V në vitin 1294. I katërti ishte Papa Gregori XII në vitin 1415. Në atë kohë, për shkak të një përçarjeje që nisi në vitin 1378, Kisha Katolike drejtohet nga dy Papë:njëri në Romë dhe tjetri në Avinjon, një qytet në Francë.

Gregori zgjodhi të tërhiqej, në mënyrë që Papa i Avinjonit të përjashtohej dhe Kisha Katolike. Papa i fundit që dha dorëheqjen ishte Benedikti XVI në vitin 2013. Ai e justifikoi vendimin duke përmendur arsyet e veta shëndetësore.

Por një teori konspiracioni, pretendon se ai u detyrua të largohej pas skandalit ?Vatileaks?, rrjedhja e dokumenteve që tregonte luftën e Papa Benediktit për më shumë transparencë ndaj publikut mbi çështje delikate si abuzimet seksuale të priftërinjve. Por politika e brendshme ia prishi planet.

Skandali i Bankës Ambroziane

Banka e Vatikanit, njihet zyrtarisht si Instituti për Punët Fetare, dhe gjatë viteve 1971- 1989, kreu i bankës ishte Kryepeshkopi amerikan Pol Marsinkus. Ai do të mbahej mend për një skandal që shpërtheu në vitin 1982. Skandali nisi me falimentin e Bankës Ambroziane, që në atë kohë ishte një nga bankat më të mëdha private në Itali, për shkak të 1.4 miliardë dollarëve borxhe.

Pak më vonë, Roberto Kalvi, menaxheri i përgjithshëm i bankës dhe mik i Marsinkus, u gjet i vdekur, i varur poshtë një ure në Londër, Angli. Në fillim u konsiderua një vetëvrasje, por më vonë u arrit në përfundimin se Kalvi ishte vrarë. Mbi vrasjen e tij u arrestuan dhe gjykuan 5 persona, por në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.

Aksionare kryesore e Bankës Ambroziane ishte Vatikani, që kishte tërhequr 1 miliard dollarë nga banka, për t?i çuar në 10 kompani off-shore. Pati ndërkohë zëra se aksionarët e tjerë të bankës ishin të përfshirë në krim të organizuar, dhe disa ishin madje anëtarë të një lozhe të fshehtë masone.

Kur hetuesit italianë tentuan ta merrnin në pyetje Marsinkus në lidhje me skandalin, ai ishte jo-bashkëpunues. Ai refuzoi të largohej nga Vatikani, dhe po ashtu t?i përgjigjej pyetjeve, duke përmendur imunitetin e tij diplomatik. Marsinkus përfundoi i akuzuar nga autoritetet, por nuk doli në gjyq, pasi në fund akuzat kundër tij u rrëzuan. Ai vazhdoi ta drejtonte Bankën e Vatikanit edhe për 7 vite të tjera.

Gjykata Apostolike

Priftërinjtë katolikë kanë disa kompetenca të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për faljen e krimeve të ndryshme si vrasje, madje edhe gjenocid. Pra nëse jeni një katolik dhe masakroni familjen e fqinjit dhe hani trupat e tyre, mund të shkoni tek një prift dhe të kërkoni ndjesë dhe ai mund t?ju falë.

Jo vetëm kaq, por prifti nuk mund t?i tregojë kurrë policisë mbi këtë krim. Por ekzistojnë 5 mëkate, që janë aq të rënda saqë as priftërinjtë nuk mund t?i falin. Brenda Vatikanit, ekziston një gjykatë sekrete të quajtur IEVP Apostolike, që shqyrton rastet që përfshijnë mëkate të tilla.

Gjykata u themelua në vitin 1179 nga Papa Aleksandri III, dhe çështjet që shqyrtohen aty mbeten sekrete për pjesën më të madhe të historisë. Por në vitin 2009, Kisha Katolike bëri një hap të madh drejt transparencës, dhe zbuloi natyrën e këtyre mëkateve. Dy prej tyre mund të kryhen nga çdokush.

E para është përdhosja e Eukaristisë, pasi katolikët besojnë se ai është trupi dhe gjaku i vërtetë i Krishtit. E dyta është përpjekja për të vrarë Papën. Tri mëkatet e tjera mund të kryhen vetëm nga një prift, ose burra që përpiqen të bëhen priftërinj.

Njëri mëkat është nëse një prift zbulon një mëkat (dhe personin që e ka kryer atë) që ata e dëgjon në rrëfim. Së dyti, ata nuk mund të kenë marrëdhënie seksuale me dikë, dhe pastaj t?i kërkojnë partnerit të tyre të rrëfehet. Së treti, një burrë që dëshiron të jetë prift ose dhjak, nuk mund të përfshihet drejtpërdrejt në një proces aborti.

Banka e Vatikanit dhe ari nazist

Sipas një dokumenti të vitit 1946 nga Departamenti amerikan i Thesarit, Vatikani mund të ketë mbajtur dhe kontrabanduar arin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht se ishte një entitet neutral gjatë atij konflikti. Dokumenti që u bë publik në vitin 1997, thoshte se Banka e Vatikanit mbante 200 milionë franga, ose rreth 254 milionë dollarë me kursin e vitit 2016 për llogari të nazistëve.

Sipas një thashethemi të cituar në dokumente, paratë u transferuan më vonë në Argjentinë dhe Spanjë, ku iu dhanë nazistëve të cilët i ishin shmangur ndjekjes penale për krime lufte.

Banka e Vatikanit, duket se mbante edhe paratë që u ishin vjedhur serbëve dhe hebrenjve nga Ustashët kroatë, një regjim kukull i nazistëve në Kroaci. Në vitin 2000, për këtë çështje u ngrit një proces gjyqësor kundër Vatikanit, por padia në fund u rrëzua./ Toptenz.netPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga