LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrolle me dron e radar/ Policia iu heq patentën 34 shoferëve, në pranga 7 drejtues mjetesh

28 Gusht 2020, 18:10, Kronika CNA
Kontrolle me dron e radar/ Policia iu heq patentën 34 shoferëve,

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar.

?Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar. Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga