Connect with Us

Konfirmohen 27 fluturime nga Rinasi për nesër/ TIA apel pasagjerëve: Kontaktoni me kompanitë ajrore

Sociale

Konfirmohen 27 fluturime nga Rinasi për nesër/ TIA apel pasagjerëve: Kontaktoni me kompanitë ajrore

Publikuar

-

Tirana International Airport ka publikuar fluturimet e konfirmuara për ditën e Shtune.

Ndërkohë u bëhet thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës.

Air Serbia – Tirana – Beograd dhe kthim
Turkish Airlines – Antalia – Tiranë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
LOT – Varshavë – Tiranë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

Lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta”, thuhet në njoftimine  TIA./CNA.al⠀⠀⠀⠀⠀

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Humbi gishtat nga kapsolla në protestë/ Ina Nuku: Jam fejuar, ja cila është ëndrra ime më e madhe

Publikuar

-

Nga

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.

Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

LEXO EDHE:  Aksident në Qafë-Kashar/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë

LEXO EDHE:  Arrestimi i katër personave për grabitjen në Rinas/ Reagon Rama

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet me Covid në muajt e fundit të shtatzënisë/ Gjylameti tregon gjendjen shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila është në muajt e fundit të shtatzënisë, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në ‘Facebook’ se është karantinuar bashkë me familjen, pas simptomave të lehta që kanë shfaqur.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.
Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura. Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !”, shkruan Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE