Connect with Us

Kapriçot e motit/ Temperatura “përvëluese” ju presin gjatë ditës

Sociale

Kapriçot e motit/ Temperatura “përvëluese” ju presin gjatë ditës

Publikuar

-

Kapriçot e motit/ Temperatura “përvëluese” ju presin gjatë ditës

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Por, duke nisur nga dita e sotme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe sot pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për këtë të diel?/ Mësoni surprizat e motit

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Publikuar

-

Nga

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço është përfshirë në një debat, mbrëmjen e sotmë në “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti sa i përket vendimit për mbylljen e shkollave.

 “Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”, tha Fico.

Kjo u kundërshtua fuqishëm nga eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti. Ai tha se është e paarsyeshme që brenda 24 orëve të ndryshojë vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

LEXO EDHE:  Ulen temperaturat/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE