LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I nxorri videon e 2009/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Tao, lëre kalemin dhe shtrëngo kallamin!

28 Gusht 2020, 15:49, Politikë CNA
I nxorri videon e 2009/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Tao, lëre

Presidenca i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili pak më herët shpërndau një video të vitit 2009, ku shfaqej presidenti Meta duke mbrojtur marrëveshjen e detit që asokohe mbante firmën e Lulzim Bashës.

Blushi i kujton Ballës se Presidenti aktual është shprehur se do të respektojë Kushtetutën, e cila është miratuar nga PS me referendumin e 1998.

Presidenca thotë se duhej të ishte PD ajo që do shqetësohej, jo PS.

?Mos u tallni me Tao Taon! Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS. Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS. Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao! Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë! Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin?, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga