LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I ke hapur një telash të madh Olldashit...”/ Mitro Çela tregon biseden e Berishës me ministrin dhe historinë e Pelikanit Kaçurrel

28 Gusht 2020, 12:43, Satire Politike CNA
“I ke hapur një telash të madh Olldashit...”/ Mitro

Nga Mitro Çela 

ZOGU I RRALLË

Rruga Fier – Vlorë ishte parashikuar të ndërtohej me finacim të Bashkimit Evropian.

Viti 2008. Në Bruksel, për të firmosur levrimin e fondeve shkoi Sokol Olldashi, minister i Ndërtimit.

Kur ministri priste të hidhej firma, ekspertët e Brukselit kundërshtuan.

Ministri:-Pse nuk firmosni?

Eksperti:- Pelikani kaçurrel!

Ministri:- Çështë kjo marrëzi?! Ne kemi ardhur në Bruksel për rrugën, ju na flisni për zoga të egra?!

Eksperti:- Zoti ministër! Ruani gjakftotësinë! Zëvendës ministri juaj i Mjedisit Taulant Bimo, ka shkruar se në kënetën e Nartës, pranë së cilës do të kalojë rruga Fier – Vlorë, rritet një zog i rrallë.

-Me paratë e taksapaguesve evropianë, nuk mund të lejojmë ?pushkatimin? e pelikanit kaçurrel?!…

Në inat e sipër ministri mori në telefon Berishën.

Nuk kam informacion për bisedën mes Berishës dhe Olldashit.

Unë di pasojat, sipas tregimit të zëvendës ministit të Mejdisit Taulant Bimo:

-Mesnatë. Isha shtrirë në krevat. Bie telefoni?Ishte Kryeministri!…Pa shumë delikatesë, më ftoi të shkoja në zyrë.

Rrugës duke udhëtuar me makinë, ku nuk më shkonte mendja.

Berisha më tha:

– Ke shkruar ndonjë letër për Brukselin kohët e fundit?

-Jo!
-Mendohu mire?!

Vrava mendjen? Përsëri thashë: ? Jo!??

-Për pelikanin kaçurrel nuk ke bërë ndonjë letër?

U kujtova…Më erdhi zemra në vend? Disa vite më parë kisha botuar një libër për shpendët e rrallë që rriten në Shqipëri. Mes tyre bën pjesë edhe pelikani kaçurel.

-Libri, me sa duket do ketë rënë në duart e ndonjë eksperti të BE, – I thashë Kryeministrit.

-Duhet gjetur një kompromis, – tha Berisha duke qeshur.- Të lutem, bëj një letër për Brukselin?I ke hapur një telash të madh Olldashit…

Po atë natë, tregon Taulant Bimo, ?thura? një letër diplomatike për vlerat dhe rëndësinë që ka pelikani kaçurel për fatet e Shqipërisë. Hodha idenë: Rruga Fier- Vlorë, të ndërtohet, nëse projektit i bëhen korrigjimet e domosdoshme për mbrojtjen e pelikanit kaçurel.?

Pasi në projekt u shtuan disa rrjeta, ekspertët e Brukselit u bindën dhe miratuan fondet për ndërtimin e rrugës?

Shënim.

Vitin e kaluar djalit i erdhi një shoqe nga Norvegjia. Bëmë guidë turistike.

E nisëm nga Vlora.

U futëm në autostradë. Afër Panajasë, në të dy krahët e rrugës, janë ndërtuar rrjeta me lëndë plastike…

– Në Norvegji janë shumë të përhapura këto barriera, për të zvogëluar efektin e zhurmave të makinave nëpër qëndrat e banuara. Por këtu po shoh vetëm fusha…Pse janë ngritur?

Qesha dhe nisa ti tregoj historinë e Pelikanit Kaçurrel…

Lajmet e fundit nga