Connect with Us

Brataj publikon studimin anglez/ Ja ilaçi që u përdor te pacientët më kritikë me Covid-19 dhe efektet që dha

Shëndeti

Brataj publikon studimin anglez/ Ja ilaçi që u përdor te pacientët më kritikë me Covid-19 dhe efektet që dha

Publikuar

-

“Vjeshta do sjellë shtim të rasteve”/ Brataj: Nuk do të ketë izolim, virusi ka ndryshuar sjellje

Kreu i Urgjencës Kombëtar, Skënder Brataj, ka publikuar nje studim anglez mbi përdorimin e deksametazonit te pacientët e infektuar me koronavirus.

Sipas Bratajt, ky ilaç u përdor te pacientët e infektuar në Angli, prej ku u vlerësua se deksametazoni kishte efekte të mira për pacientët më kritikë.

Studimi i plotë:

Eksperienca angleze dhe studimi mbi përdorimin e deksametazonit në pacientët me Covid-19.
Çfarë është deksametazoni dhe a funksionon kundër COVID-19?
Deksametazoni është një kortikosteroid që përdoret në një gamë të gjerë sëmundjesh për efektet e tij anti-inflamatore dhe imunosupresive.
Nga një studim klinik në pacientët e shtruar në spital me COVID-19 në Angli u vlerësua se deksametazoni kishte efekte të mira për pacientët më kritikë.
Sipas rezultateve paraprake të shpërnndara nga ky studim dhe nga OBSH, rezulton se pacientët që trajtohen në terapi intensive me ventilatorë, trajtimi me këtë medikament zvogëlon vdekshmërinë me rreth një të tretën. Po ashtu edhe në pacientët që kërkojnë trajtim vetëm me oksigjen, vdekshmëria është zvogëluar me rreth një të pestën.
A është përdorur deksametazoni në të gjithë pacientët e shtruar në spital?
Për këtë studim jo, pacientët e përzgjedhur u caktuan rastësisht midis formave të të ndryshme të trajtimit. Deksametazoni u administrua si një preparat oral (i lëngshëm ose tablet) ose intravenoz, me dozë prej 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë.
Në gratë shtatzëna ose që ushqenin fëmijët në gji, pacientët u trajtuan me prednisolon (një kortikosteroide më i butë) 40 mg të administruar në rrugë orale. Pas këtij testi dhe rezultateve të mira deksametazoni nën këshillim mjeksor përdoret gjerësisht edhe në banesë.
A është dezametazoni në listën e medikameteve të OBSH-së ndër ilaçet thelbësore?
Po, deksametazoni është përfshirë në listën e modeleve OBSH të ilaçeve thelbësore (EML) që nga viti 1977 për disa indikacione në formulime të shumta. Që nga viti 2013, deksametazoni (formulë injektuese) është indikuar për sindromën e distresit respirator tek foshnjat. Prednizoloni është gjithashtu i pranishëm në EML dhe u përfshi në 1984. Deksametazoni dhe prednisoloni janë përfshirë në EML për indikacionet e mëposhtme: -Sëmundje alergjike ose të mbindjeshmërisë, pa specifikuar më tej llojin -Dhimbje dhe edemë për shkak të malinjitetit të tumoreve në kujdesin paliativ -Nauze dhe të vjella, -Si pjesë e protokolleve të trajtimit për disa tumoreve(kancere) të indeve të gjakut.
Këto indikacione janë të gjera dhe mund të përfshijnë gjithashtu dëmtime të mushkërive që lidhen me citokinat(siç dihet Covidi shkaton njëtempest citokinash). Po ashtu si një parandalim ose trajtim i sindromës respiratore akute (ARDS) të shoqëruar me infeksione të rënda respiratore akute dhe pneumoni virale. Të dy ilaçet rekomandohen gjithashtu edhe për fëmijët.
A është deklametazoni i njohur nga OBSH?
Po, deklametazoni 4 mg / ml në ampula 1 ml, është kualifikuar për përdorimin e tij në sëmundje të shoqëruara me HIV/AIDS, por jo për COVID-19. Një tjetër produkt si injektim i deklametazonit është aktualisht nën vlerësim.
Çfarë doze u përdor në studimin e pacientëve të shtruar në spital?
Dekzametazoni u përdor në test si një përgatitje orale (e lëngshme ose tablet) ose intravenoze 6 mg një herë në ditë për dhjetë ditë.
Në gratë shtatzëna ose me qumësht gjiri në vend të deksametazonit u përdor prednisoloni 40 mg në rrugë orale (ose hidrokortizon intravenoz 80 mg dy herë në ditë).
Cilat janë efektet anësore anësore tipike të deksametazonit?
Deksametazoni është përgjithësisht i sigurt. Prezanton një mjekim të favorshëm midis rriskut dhe përfitimit, veçanërisht në pacientët me pneumoni të rëndë, ndërsa përfitimi është më pak i dukshëm në pacientët me pneumoni jo të rëndë. Për shkak se trajtimi është i shkurtër, madje edhe në doza të larta, kortikosteroidet nuk shoqërohen me efekte anësore serioze. Rritja e glicemisë në gjak (hiperglicemia) është e përkohshme.
Përdorimi i zgjatur (më shumë se dy javë) mund të shoqërohet me shfaqjen e glaukomës, katarakti, ritension hidrik, hipertension, efektet psikologjike (p.sh., lëkundjet e humorit, problemet e kujtesës, konfuzioni, ose axhitim), shtim në peshë ose rritje të rrezikut të infeksioneve dhe osteoporozës.
Për rikujtesë, të gjitha këto efekte anësore nuk shfaqen kur përdoret për periudha të shkurtëra më pak se dy javë (me përjashtim të hiperglicemisë që mund të përkeqësojë diabetin).
Si krahasohen dozat e përdorura në pacientët e shtruar në spital me ato që përdoren normalisht?
Testimi përdori 6 mg deksametazon per os në ditë ose me rrugë intravenoze për dhjetë ditë.
Doza më të larta të deksametazonit janë përdorur për sëmundje të tjera për një kohë të gjatë dhe dihet se kanë qenë të sigurta.
A mund të përdoren steroidet tek të moshuarit / fëmijët / shtatëzënia?
Po, mund të përdoren tek fëmijët dhe të moshuarit. Në shtatëzani, gjatë studimit u përdor prednisolon oral ose hidrokortizon intravenoz në vend të deksametazonit.
A është deksametazoni i disponueshëm dhe në çfarë formulimesh në të gjithë botën?
Po, deksametazoni nuk është patentuar dhe është tregtuar në formulime të ndryshme (p.sh. tableta, lëng, solucion për injeksion) për shumë vite. Në përgjithësi është i disponueshëm në shumicën e vendeve.
Formulimet më të zakonshme janë:
Tableta: 0.5mg, 0.75mg, 1mg, 1.5mg, 2mg, 4mg dhe 6mg
Solucioni oral: 0.5mg/5ml, 20mg/5ml dhe 1mg/ml (koncentrat)
Ampula për injeksion: 4 mg/ml, 20 mg/5 ml
Dr. Skender Brataj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastirliu tregon diferencën sipas kategorive

Publikuar

-

Nga

Pse disa marrin Pfizer e disa tjetër vaksinë?/ Manastriliu tregon diferencën sipas kategorive

Mininstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar në “Opinion” nëse ka mënyrë të përzgjedhjes së vaksinës, ku disa marrin Pfizer, AstraZeneca, Sinovac apo një tjetër.

Ministrja tha se është bërë një shpërndarje kapilare.

“Nuk  e kemi vendosur me përzgjedhje, ajo që është disponibël ajo do të përdoret”, u shpreh Manastirliu, ndërsa shpjegoi se ka një rekomandim të veçantë për disa problematika specifke ku rekomandohet vaksina e Pfizer.

“Sipas udhëzimeve të ISHP janë disa kategori, kryesisht ata me leuçemi, dializë, të transpalantuar apo me sëmundje të riaktivizuara si tumoret, të cilëve u është vendosur Pfizer. Jo për faktin se të tjerat nuk janë efektive, por sepse ka më shumë studime për këtë vaksinë”, shtoi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet: Koronavirusi në SHBA, ende në “fazën e përshkallëzimit”

LEXO EDHE:  “Studimi i seroprevalencës së Sars-Cov-2/ ASH: Ja sa duhet të jetë numri real i të infektuarve në vend

E pyetur lidhur me efektet anësore të AstraZeneca në Shqipëri, ajo u shpreh se nuk ka raste fatalitetesh të lidhura me këtë vaksinë.

“Asnjë rast që të ketë lidhje shkak-pasojë me vaksinën AstraZeneca”, deklaroi ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Publikuar

-

Nga

“Masat dhe vaksinimi kanë dhënë efekt”/ Manastiriu optimiste: Kemi dalë nga zona e riskut

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se me uljen e rasteve me Covid, Shqipëria tashmë ka dalë nga zona e riskut.

E ftuar në “Opinion”, Manastirliu tha se masat dhe fushata e vaksinimit ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19, duke shtuar se pandemia është nën kontroll në Shqipëri.

“Prej ditës së djeshme ne kemi dalë nga zona e riskut. Kjo do të thotë se Shqipëria është vend që ka një incident të ulët nën 50 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. situata e krijuar nga pandemia është nën kontroll. Dëshira është që të kemi një lehtësim të masave.

LEXO EDHE:  Mbyllje sërish? Kudo në Europë shpërthime lokale të pandemisë

LEXO EDHE:  Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet: Koronavirusi në SHBA, ende në "fazën e përshkallëzimit"

Ne me masat e shenjestruar që kemi marrë jemi në një situatë shumë më e mirë. E para është masave të shënjestruar që kanë dhënë impakt në uljen e infektimve dhe e dyta është vaksinimi. 145 mijë kanë marrë të dyja dozat. Ne kemi një ekip që monitor efektet anësore të vaksinave të ndryshme, ka pasur raste për shembull dhimbje të krahut. Nuk kemi pasur efekte në lidhje me fatalitetet”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 11 mijë doza të Pfizer në Rinas/ Rama jep lajmin e mirë: Çdo javë do vijnë vaksina

Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeropotin “Nënë Tereza”. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë një foto nga momenti i pritjes së dozave të reja të Pfizer.

Në një status në rrjetet sociale, Rama deklaron se çdo javë do të vijnë doza të reja, ndërsa tregon se deri më tani Shqipëria ka siguruar 760 mijë vaksina.

LEXO EDHE:  Kosova merr frymë nga covid-19/ Asnjë i vdekur në 24 orë

LEXO EDHE:  Covid-19 në SHBA/ Mbingarkohen spitalet në jug dhe perëndim të vendit

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 milion vaksinime”, shkruan kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE