LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë/ Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

27 Gusht 2020, 10:07, Kronika CNA
Qarkullonte me armë/ Arrestohet një person me rrezikshmëri

Policia e Vlorës ka marrë informacione për një person me rrezikshmëri për komunitetin, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe ka organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin me iniciale I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga