LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PAA thirrje shqiptarëve në Mal të Zi/ Bashkohuni, votoni kandidatët shqiptarë

27 Gusht 2020, 08:22, Politikë CNA
PAA thirrje shqiptarëve në Mal të Zi/ Bashkohuni, votoni

Partia Agrare Ambientaliste u bën thirrje publike shqiptarëve në Mal të Zi të unifikohen, bashkohen dhe përkushtohen për të votuar kandidatët shqiptarë që angazhohen për stabilitetin e Malit të Zi dhe paqen e prosperitetin në Ballkan.

?Liritë e tyre politike, ekonomike, kulturore dhe etnike mund të rriten, zgjerohen, mbrohen dhe garantohen më mirë, duke rritur peshën në përfaqësimin politik dhe kontributin pozitiv të shqiptarëve në Malin e Zi në perspektivën euro-atlantike të Malit të Zi.

Të drejtat e shqiptarëve duhet të garantohen jo nga individë të veçantë, por nga respektimi nga çdo lider dhe qeveri në Malin e Zi të kritereve të Copenhagenit dhe të standarteve më të mira të demokracive funksionale.

Përlutjet për të votuar për një individ të caktuar kanë mentalitet jo demokratik dhe autoritarian.

Kontributi pozitiv i shqiptarëve në momente të vështira në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe kontributi i përhershëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan janë vlera thelbësore të kombit shqiptar të cilat nuk duhet ti cënojë asnjë politikan që synon përfitime personale jo vetëm elektorale?,- thuhet në deklaraten e PAA.

Lajmet e fundit nga