Politikë
Nga Mentor Kikia/ Unë them t’ia veshim edhe njëherë vellon Berishës…

Para pak ditësh Luzlim Basha njoftoi se e “hapi PD-në” dhe lajmet vërshuan për rikthimin Bamir Topit, Genc Rulit, Besnik Mustafait etj. Së fundit është duke “çarë rrjetin” lajmi se Jozefina Topalli e refuzoi ftesën, ndërsa Majlinda Bregu nuk shkon në PD sepse e përzunë.
Akuzat nuk ishin të pakta për ”dëbimin” e figurave më emblematike të demokratëve, që nga koha e themelit të PD-së. Ajo që shoqëroi zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, dukej si një përpjekje për të riformatuar PD-në e kalbur nga pushteti i fundit 8 vjeçar.
Por tani mëritë u lanë pas dhe na rezulton se “spastrimet” nuk kishin qenë për katarsis, por një pastrim terreni nga ata që nuk e donin Bashën në atë karrige. Madje Basha duhet të rikthejë, ose të paktën të ftojë, edhe Ridvan Boden, edhe Jemin Gjanën e të tjerë. LSI-në e ka në krah dhe plotësohet sërish qeveria PD-LSI. Mungon i ndjeri Dritan Prifti.
Por a di njeri të thotë se përse PD u largua(mua më pëlqen të them u dëbua), nga pushteti në vitin 2013? Jo se Rama kishte ndonjë platformë qeverisëse që na prishi mendjen, por se qeverisja e PD-së ishte qelbur këmbë e kokë. Koncensionet korruptive, që hapën epokën e PPP-ve, u shpërndanë si dhurata për ditëlindje në muajt e fundit të qeverisjes së Berishës.
E pra, në atë qeveri ishin të gjithë këta që sot baza e PD-së po kërkon ti riktheje, sipas parimeve të demokracisë së brendshme. Ndërsa mediat flasin për “ikona”. Ikona të kujt, të hajdutërisë?
Nuk ka mbetur veçse të kërkohet edhe rikthimi i Berishës si kandidat për kryeministër, dhe ta përgatisim PD-së sërish për nuse.
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...