LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim nga Austria për trafik droge/ Prangoset në Tiranë 26-vjeçari

27 Gusht 2020, 07:34, Kronika CNA
Në kërkim nga Austria për trafik droge/ Prangoset në

Policia e Shtetit bën të ditur se është vënë në pranga një 26-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia austriake, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas uniformave blu, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Interpol Tiranën dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit : G. H., 26 vjeç, lindur në Peshkopi, banues në Tiranë (me qera) me shtetësi Austriake.

Njësia e Posaçme e Kërkimit “Fast”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bëri lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi dhe falë veprimeve profesonale të kryera gjatë operacionit vuri në pranga në lagjen “Ali Demi”, tek tregu elektrik, 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritet e drejtësisë austriake për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër deri në 15 vite heqje lirie.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Austrisë.

Lajmet e fundit nga