Connect with Us

Merkel: Shumë e shqetësuar për konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë

Bota

Merkel: Shumë e shqetësuar për konfliktin mes Turqisë dhe Greqisë

Publikuar

-

Rekord rastesh të infektuarish në Gjermani/ Merkel bën thirrje për ashpërsim masash

Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe presidenti Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut.
Të enjten (27.08) në një takim të kancelares Merkel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u bisedua mbi gjetjen e rrugëve për çtensionimin e konfliktit për gazin në Detin Mesdhe mes Turqisë e Greqisë. Si Merkel edhe Stoltenberg u shprehën “shumë të shqetësur për konfliktin mes dy vendeve anëtare dhe i bënë thirrje si Ankarasë edhe Athinës për “dialog dhe hapa për çshkallëzim”. Konflikti duhet të zgjidhet në “frymën e solidaritetit të aleancës dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, thanë ata.

Trump bisedon me palët në konflikt

Në konfliktin në Mesdhe së fundmi është kyçur edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas njoftimeve të zyrës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan të mërkurën në mbrëmje për gjendjen e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë. Mitsotakis i ka bërë të ditur presidentit Trump, se aksionet e Turqisë në Mesdhe rrezikojnë paqen, stabilitetin në rajon dhe unitetin e NATO-s. Greqia është e gatshmë të kontribuojë për çtensionimin e situatës, por me kusht që Turqia të ndalë menjëherë aksionet provokative, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit grek.

LEXO EDHE:  Çastet e mberritjes se kancelares Merkel ne Tirane (Foto ekskluzive)

Sipas mediave, Trump ka telefonuar më pas edhe me presidentin turk, Erdogan. Në një njoftim të zyrës së komunikimit në Ankara, Erdogan ka bërë të qartë në telefonatën me presidentin Trump, se Turqia nuk është ajo anë, që po e prish stabilitetin. Vendi i tij ka treguar me hapa konkretë, se është gati për dialog, ka thënë Erdogan.

Që nga zbulimi i rezervave të gazit në Mesdheun lindor ka filluar një konflikt i ashpër për shfrytëzimin e tyre. Si Greqia edhe Qiproja, por edhe Turqia ngrenë pretendimin për zonat detare në fjalë dhe i japin forcë këtij pretendimi përmes dërgimit të anijeve luftarake. Ky konflikt ka rritur shqetësimet në NATO dhe BE, se grindja mund të çojë në konflikt ushtarak. Të enjten konflikti mes Athinës dhe Ankarasë diskutohet edhe në nivel ministrash të Jashtëm në Bruksel./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Rama kërcënoi Merkelin. Nëse BE nuk e pranon, do ta orientojë Shqipërinë nga Turqia e Erdoganit

LEXO EDHE:  Gjermani/ Arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gati të nisë festa/ Social-Demokratët në epërsi të ngushtë zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Social-Demokratët e qendrës së majtë janë përpara bllokut konservator CDU / CSU me rreth 1%, sipas rezultateve fillestare të projektuara. Në një garë kaq të ngushtë, mundësitë për një koalicion janë ende të paqarta.

Rezultatet e para të parashikuara janë për zgjedhjet federale të Gjermanisë në vitin 2021, me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) me 25.7%, pak përpara Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe partisë së tyre simotër bavareze (CDU / CSU) me 24.5%.

Blloku konservator dhe SPD kanë thënë se duan të udhëheqin qeverinë e ardhshme.

Të Gjelbrit ambientalistë janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke arritur rreth 14% të votave. Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit  11.5%, ndërsa Alternativa e së djathtës ekstreme për Gjermaninë (AfD) 10.5%. Partia Socialiste e Majtë po lëvizte rreth 5%.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Frika gjermane nga vetmia



Parashikimet sugjerojnë se partitë e qendrës së majtë janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Si SPD ashtu edhe të Gjelbrit janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 5% në krahasim me rezultatin e tyre në zgjedhjet e fundit federale në 2017.

Blloku konservator pësoi humbje të mëdha ndërsa epoka e Angela Merkel po përfundon. Ata ranë me mbi 8% në zgjedhjet e mëparshme dhe po shkojnë drejt rezultatit të tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump i telefonon Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Merkel në Tiranë



Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim” mbyllet njoftimi i qeverisë së Kosovë.

LEXO TE PLOTE