Connect with Us

“Heronjtë janë bërë telef!”/ Dasho ngre alarmin, çfarë po ndodh në spitalet COVID

Shëndeti

“Heronjtë janë bërë telef!”/ Dasho ngre alarmin, çfarë po ndodh në spitalet COVID

Publikuar

-

“Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

“Heronjtë janë bërë telef!” Kështu deklaron ekperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, i cili krahason situatën aktuale në shëndetësi me kohën e komunizmit.

Dasho deklaron se në pavionet e spitale COVID-1 dhe COVID-2 ka mungesë ajri të kondicionuar, mungesë pajisjesh të domosdoshme, mungesë medikamentesh dhe mungesë ushqimesh të përshtatshme.

Sipas tij, kjo situatë në spitale është krijuar për shkak të planifikimit dhe menaxhimit katastrofik të COVID-19 në Shqipëri.

“Kështu u përkthye në kohën e shqipërimeve entuziaste, titulli i filmit të famshëm francez “Heronjtë janë të lodhur”. Më pas kjo frazë hyri në përdorim të gjerë kryesisht për të shpotitur ata që lodheshin nga punët e jetës së përditshme. Ky nuk është aspak rasti i bluzave të bardha të dy spitaleve COVID-1 dhe COVID-2, të cilët realisht janë “bërë telef” prej muajsh në shërbim të pacientëve të shtruar në këto spitale.

Të dhënat që dalin nga pavionet e tejmbushur flasin për mungesë ajri të kondicionuar në kushtet e verës së nxehtë mesdhetare dhe mungesë pajisjesh të domosdoshme (si CPAP dhe BiPAP të cilat janë duke i blerë familjarët). Përflitet edhe për mungesë medikamentesh dhe ushqimesh të përshtatshme, madje media raportoi edhe mungesë uji që zgjati disa ditë.

Në bazë të gjithë problemeve lidhur me menaxhimin e COVID dhe ngarkesat stërmunduese të kolegëve tanë, nuk janë ato mungesat e “zakonshme” me të cilat jemi mësuar tashmë me sistemin tonë shëndetësor, por planifikimi dhe menaxhimi katastrofik i COVID-19 në Shqipëri. Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar në COVID-1 dhe COVID-2 nuk kanë nevojë për shtrim në një qendër terciare”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Covid-i dhe manaxherët/ Ku është fshehur drejtori i QSUT-së?!

Eksperti pretendon se nëse do të ishin diagnostikuar herët dhe ndjekur sipas protokolleve, këta pacientë ndoshta nuk do të kishin patur nevojë për trajtim spitalor.

Dasho thotë se pjesa dërrmuese e tyre mund të ishin trajtuar në spitalet rajonale, me pajisje tepër të thjeshta dhe me protokolle po aq të thjeshta sa edhe protokollet e trajtimin në shtëpi nga mjeku i familjes.

“Fakti që asnjë nga këto hapa nuk u ndërmorr megjithëse kanë kaluar tetë muaj nga fillimi i pandemisë, është thelbi i gjithë situatës që shohim sot në spitale. Mjekëve të COVID-1 dhe COVID-2 nuk ua ka imponuar heroizmin situata epidemiologjike e covid-19 në Shqipëri, por papaftësia dhe mungesa e vizionit të menaxherëve dhe drejtuesve të ministrisë dhe komitetit.

Ata ngjajnë si dy pika uji me heronjtë e kohës së Komunizmit të cilët liheshin pa mjete pune për të përballuar fatkeqësitë natyrore të kohës për t’u shpallur heronj pas vdekjes. Në kohën e sotme, nuk ka nevojë për të tillë heronj dhe as për sakrificat mbinjerëzore të kolegëve tanë! Thjesht duhet profesionalizëm, vizion dhe aftësi organizative normale nga ata që kanë marrë përsipër drejtimin e shëndetësisë”, nënvizon ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Nga Erion Dasho/ Dy vjet luftë me paditurinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Që prej fillimit të pandemisë, së bashku me shumë kolegë të tjerë po luftojmë përditë jo vetëm me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë, ministrisë dhe komitetit, por edhe me paditurinë.

Padituria herë merr formën e një konspiracionisti, herë atë të një përfaqësuesi antiestablishment, herë atë të një dashnori të lirisë dhe jo rrallë, fatkeqësisht, shfaqet pas një tjetër bluze të bardhë të vendosur në anën e gabuar të barrikadës.

Viti 2020 kaloi duke u mbushur mendjen qytetarëve të terrorizuar nga sharlatanët se 80% e të infektuarve nuk kishin nevojë për asnjë trajtim apo ekzaminim. I vetmi shpenzim i justifikuar ishte blerja e një puls oksimetri për ndjekjen e ecurisë së sëmundjes.

Vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve na dëgjoi!!!

Çdo person që niste kollitej sado pak, u bë pre e mashtruesve dhe të paaftëve. Një listë e gjatë me analiza, referim për skaner dhe një recetë bombastike me antibiotikë e çoi faturën më të thjeshtë të trajtimit të COVID-it në 1 mijë euro. Jo rrallë, këto mjekime ishin përgjegjëse për dëmtimin e shëndetit, madje edhe për humbjen e jetës.

Kur një pacient zhvillonte forma pak më të rënda të sëmundjes, fatura rëndohej në mënyrë eksponenciale! Me mesazh vinte receta me remdesivir, ku kura niste me 3 mijë euro dhe përfundonte me aq sa t’i donte qejfi “kompetentëve”. Përsëri pa asnjë referencë të besueshme dhe në kundërshtim me çdo protokoll të miratuar në vendet perëndimore!

Personalisht kam dhjetëra statuse dhe intervista kundër kësaj batërdie. Të gjitha janë online dhe lehtësisht të verifikueshme. Një njeriu normal do t’i mjaftonte kjo betejë imja një vjeçare për t’i mbushur mendjen se nuk kam patur dhe nuk kam ndonjë interes komercial dhe nuk i kam “shitur shpirtin” asnjë kompanie farmaceutike apo biznesi privat.

Mbi të gjitha, është tregues i faktit se unë dhe shumë kolegë të tjerë i jemi referuar në çdo moment njohurive, protokolleve dhe përvojës së vendeve lider në mjeksinë botërore, SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, etj.

Ç’po ndodh sot?

Me të njëjtët kolegë që bënim thirrje për të qëndruar larg mjekimeve të panevojshme vjet, po u rekomandojmë qytetarëve të vaksinohen. Të vaksinohen të moshuarit, të rriturit, të rinjtë dhe fëmijët. Përsëri po bazohemi tek njohuritë, rekomandimet dhe protokollet e të njëjtave vende perëndimore.

LEXO EDHE:  Banorët e Saukut mbeten pa ujë/ Bllokojnë rrugën, paralajmërojnë protestë para bashkisë

LEXO EDHE:  “Ardhja e vaksinave në ditën e fushatës”/ Erion Dasho 'kap mat' Ramën, 6 pyetje që duan përgjigje

Për koincidencë, sërish shumë pak dëgjohemi!

Ata që blinin remdesivirin e paefektshëm për 3 mijë euro, sot flasin kundër vaksinës e cila tashmë është provuar se ul rrezikun e vdekjes me 10 herë!

Ata që ishin gati të aplikonin klorokinën dhe favirën pa u bazuar në asnjë evidencë të vetme, sot refuzojnë vaksinën të cilën e rekomandojnë EMA, FDA dhe një duzinë agjencish nga më prestigjiozet!

Ata që dje nuk kërkonin asnjë studim për të përdorur azitromicinën, doksiciklinën, deksametazonin, vitaminën C, xarelto-n, favirën, remdesivirin, plazmën hiperimune, etj., papritur sot kërkojnë qimen në vezë për çdo efekt të dyshuar apo imagjinar të vaksinës.



Ndërkohë që një medikament në dukje “i pafajshëm” si aspirina shkakton 20 vdekje për 1 milion banorë në vit, anti-Vax-ët kërkojnë llogari për çdo efekt anësor të vaksinës, madje edhe për ato “pasoja” që shpik imagjinata e tyre e shfrenuar!

Shqiptarë!

Pjesën më të madhe të 16 mijë fatkeqëve që vdiqën nga COVID-i i vrau papërgjegjshmëria e qeverisë, ministrisë dhe komitetit të marionetave politike.

Por një pjesë jo të vogël të tyre, i vranë mjekimet e papërgjegjshme të marra pa asnjë logjikë mjeksore nën presionin e injorantëve dhe makutëve.

Sot këta injorantë mund të vrasin sërish duke ju mbajtur ju dhe fëmijët tuaj larg vaksinës.

Mos i lejoni!

E deklaroj këtë si një ekspert dhe mik që nuk ka as edhe interesin më të vogël pas vaksinave dhe si një person që jap prej një viti e gjysmë këshilla që po të ishin dëgjuar, do të kishin shpëtuar me qindra jetë!

Kush vaksinohet sot, e pret një dimër shumë më i sigurt dhe më i shëndetshëm!

Nuk e them unë! E thotë çdo institucion dhe shkencëtar prestigjioz sot në botë!

Është përafrimi që po ndjek sot Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Izraeli dhe çdo vend tjetër i përgjegjshëm.

Besojeni dhe zbatojeni!

Sa më shpejt, aq më mirë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pandemia rrit numrin e pacientëve në Klinikën e Psikiatrisë

Publikuar

-

Nga

Për nëntë muaj të këtij viti, 89 pacientë kanë kërkuar trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, në repartin e sëmundjeve të varësisë. Ky numër, sipas drejtuesve të kësaj klinike, është dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e kaluar, që ishin gjithsej 64 pacientë.

Vjollca Ramiqi, psikiatre në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e pacientëve që kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë kanë pasur varësi nga droga dhe alkooli.

Nga 89 pacientë, 26 prej tyre kanë qenë në varësi të heroinës, 11 në varësi të marihuanës, 25 pacientë të tjerë në varësi të substancave të shumta psikoaktive, derisa 14 në varësi të alkoolit dhe 3 në varësi nga sedativët.

Ramiqi tha se numri i pacientëve që kanë kërkuar trajtim ka qenë më i madh prej fillimit të pandemisë COVID-19.

“COVID-19 ka ndikuar në shpërfaqjen e sëmundjes bazike të të sëmurëve apo përdoruesve të substancave psiko-aktive. Numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në ambulancën specialistike është në të shumtën e rasteve për pacientët të cilat kanë probleme në menaxhimin e ankthit dhe depresionit”, tha Ramiqi.

Shtegdalja që mungon për të varurit nga droga

Shqetësimi më i madh është te mosha e re e pacientëve, që sipas Klinikës së Psikatrisë, janë nga mosha 18-vjeçare e lart, mirëpo ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.

Ramiqi tha se duhet të merren masa parandaluese, sidomos në programet shkollore që kanë të bëjnë në lidhje me informimin dhe pasojat e përdorimit të drogës, si dhe të ketë në media sa më shumë programe publicitare dhe informues nga ana ekspertëve përgjegjës.

Edhe psikologu, Yll Avdiaj vlerëson se Policia e Kosovës duhet të ndërmarrin masa edhe më shumë në parandalim dhe të bëjnë kontrolle më të shpeshta në shkolla të mesme dhe fillore.

Pandemia i bëri më të dhunshëm përdoruesit e drogës

Rritja e kërkesave për trajtim psikoterapeotik, sipas psikologut Yll Avdiaj, ka ndodhur për shkak të pandemisë COVID-19.

LEXO EDHE:  Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju vërbojë

LEXO EDHE:  Autoriteti i Dosjeve konfirmon/ Arben Kraja hetues i komunizmit, trajtoi çështje të kalimit të paligjshëm të kufirit



Sipas tij, në krahasim me vitin 2019 dhe 2020 kërkesat për trajtim janë rritur pasi pandemia ka shkaktuar te popullata ankth dhe depresion.

Avdiaj tha se te varësia nga substancat narkotike ndikojnë konfliktet ose problemet, të cilat i preukopojnë njerëzit në jetën e përditshme, dhe pamundësia për t’u përballur me ato probleme mund t’i shtyjnë drejt këtyre dukurive.

“Normalisht që pandemia ka shkaktuar një lloj ankthi të përgjithshëm, jo vetëm në Kosovë, prandaj kjo ka qenë një lloj mekanizmi ndoshta për këta persona në mënyrë që ta qetësojnë veten ose të mundohen ta kalojnë këtë frikë ose vështirësi të cilët po e kalojnë. Pandemia është vetëm një faktor që ka arritur t’i shpërfaqë këto probleme, të cilat njerëzit i kanë pasur ndoshta edhe më herët”, tha Avdiaj për Radion Evropa e Lirë.

Rritet numri i përdoruesve të kokainës në Kosovë

Drejtori i Qendrës mediko-psikoterapeutike “Labirint”, Safet Blakaj tha për Radion Evropa e Lirë se përveç përdorimit të marihuanës, që është e shtrirë gjithandej në Kosovë, ka një rritje të shpejtë të përdoruesve të kokainës.

“Jo vetëm këtu në kryeqytet (Prishtinë), por ka filluar të shtrihet përveç qendrave të mëdha edhe në vend të vogla. Në vitin e fundit kemi parë raste që vijnë e që janë të moshës 18-23 vjeç e që është shumë shqetësuese”, tha Blakaj.

Blakaj tha se nuk është vetëm pandemia, që ka ndikuar në rritjen e numrit të përdoruesve të drogës. Sipas tij, rritja ka qenë trend para pandemisë dhe ka vazhduar rritje shumë më e shpejt tani.

“Nuk ka asnjë lloj programi parandalues në nivel kombëtar këtu në Kosovë dhe kjo e bën situatën edhe më keq. Duhet reaguar për këtë fenomen në përgatitjen e programeve parandaluese, posaçërisht te të rinjtë”, tha Blakaj.

Në Kosovë konsiderohet se janë rreth 30 mijë përdorues aktivë të drogave. Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, personat e mitur (nën moshën 18 vjeç), përfshirë nxënësit në shkolla, janë grupmosha më e rrezikuar nga substancat narkotike./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Rriten sërish rastet e reja, ja sa persona humbën jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 4249 testime, kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Banorët e Saukut mbeten pa ujë/ Bllokojnë rrugën, paralajmërojnë protestë para bashkisë

LEXO EDHE:  Mungesa e kësaj vitamine mund t'ju vërbojë



Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4249

Testime totale 1,280,641
Raste pozitive 181,252
Raste të shëruara 171,475
Raste Aktive 6907
Humbje jete 2,870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3420
Fier 869
Durrës 746
Shkodër 466
Elbasan 277
Gjirokastër 209
Korçë 204
Berat 175
Lezhë 173
Vlorë 158
Kukës 136
Dibër 74

LEXO TE PLOTE