LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e shkollave/ Taulant Muka jep mesazhin tronditës, ja çfarë ndodhi në Florida

27 Gusht 2020, 11:00, Sociale CNA
Hapja e shkollave/ Taulant Muka jep mesazhin tronditës, ja

Mjeku Epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, së fundi Muka ka bërë një reagim edhe në lidhje me vendimin për hapjen e shkollave.

Muka thotë se në Florida, dy javë pas hapjes së shkollave  ka rreth 9000 femije te infektuar, mbi 60% prej tyre nen moshen 14 vjeç.

Më tej, ai apelon autoritetet shqiptare që hapja e shkollave duhet bere nen kujdesin e eksperteve të vërtetë.

?Nje tjeter e dhene nga Florida: pas dy javesh nga hapja e shkollave, rreth 9000 femije te infektuar, mbi 60% prej tyre nen moshen 14 vjeç. 1 nder 50 femije kerkuan kujdes mjekesor, edhe pse mundesite qe ata te kene komplikacione jane te uleta.

Hapja e shkollave duhet bere nen kujdesin e eksperteve (te vertete), dhe garancia me e madhe per femijet te ndjekin shkollen dhe jetojne shendetshem eshte ulja e infeksionit ne nivel komunitar.?-shkruan Taulant Muka.

Lajmet e fundit nga